Tusk vlerëson Merkelin dhe kritikon Macron: Reforma për zgjerimin e BE-së, jo në dëm të Ballkanit

Lideri i Partisë Popullore Europiane (PPE), kryetari në ikje i Këshillit Europian, Donald Tusk në një reagim ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar se procesi i zgjerimit nuk guxon të jetë i dëmshëm për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Mund të pajtohem me Macron se procesi i zgjerimit ka nevojë për reformë, por jo në dëm të atyre vendeve. Kundërshtimi është gabim strategjik dhe gjeopolitik, pasi Unionit i duhet një Ballkan I qendrueshëm”, deklaroi Tusk gjatë një interviste për gazetën polake, “Gazeta viborça”.

Loading...

Tusk ka kritikuar Macron për shkak të bllokimit të fillimit të negociatave  me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke paralajmëruar se është diskutuar për një fillim formal të bisedimeve, ose për një sinjal pozitiv që i nevojitet Ballkanit Perëndimor, jo për një zgjerim.

Nëse duhet të sillemi ndaj Macron njësoj si me çdo lider tjetër europian, atëherë ai duhet të ndjejë një përgjegjësi për mbarë Europën, jo vetëm për Francën. Kjo ka qenë karakteristikë e Angela Merkel. Çdokush gabon, por ajo gjithmonë ka menduar për Europën si tërësi dhe është e gatshme të sakrifikojë disa interesa të brendshme për të mbrojtur Europës si tërësi”, tha Tusk, shkruan ata.

Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm në këtë moment kritik kur në Uashington për herë të parë, presidenti i vendit del hapur kundër BE-së, si një partner kundër Europës. Por, drejtuesit vijnë e shkojnë. Dhe nëse tani kemi probleme sezonale me Tramp,  presidenti francez Macron, si një nga liderët më të rëndësishëm europian, duhet të shtojë përpjekjet për të ruajtur raportet tona me SHBA-në”, deklaroi Tusk.

Loading...
loading...
Back to top button
Close