‘Vëllai i vogël’ i vjen në ndihmë Shqipërisë, njësitet e FSK-së nisen menjëherë nga Kosova

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, thonë se Kosova është e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë pas tërmeteve që përjetoi.

“Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë. Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti. Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë. Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti”, ka shkruar Thaçi.

Loading...

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë duke thënë se Kosova është e gatshme t’i ndihmojë shtetit amë.

“Me shqetësim po i përcjell lajmet për tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë dhe një pjesë të Kosovës gjatë natës. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë qytetarët që pësuan dhe ata që presin me padurim lajme për familjarët e tyre. Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmën e saj të pakursyer popullit dhe shtetit të Shqipërisë për të tejkaluar këtë situatë të rëndë. Të gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejt dhe për ata që pësuan do të jemi në dispozicion të plotë”, shkroi Haradinaj.

Loading...
loading...
Back to top button
Close