Zyrtare/ Rama thirret në Berlin pak përpara vendimit për negociatat

Të premten më datë 13 shtator, kryeministri Edi Rama do takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Berlin.

Takimi është njoftuar nga  zëdhënësja e kancelares Merkel.

Loading...

Takimi vjen vetëm pak kohë përpara votës së shteteve anëtare të Unionit për çeljen ose jo të negociatave me vendin tonë.

Gjatë vizitës së tij në Gjermani, Rama pritet të zhvillojë edhe një takim me zyrtarë të partisë CDU, ku besohet se në fokus do të jetë kriza politike e radhës në Tiranë.

Loading...
Back to top button