Shumica e shpenzimeve publike akorduar shëndetësisë shkon për koncesione

Struktura e shpenzimeve publike në shëndetësi hedh dyshim mbi eficensinë e tyre, pasi një pjesë e madhe e këtyre shpenzimeve publike shkojnë si fitime për bizneset private që menaxhojnë së paku katër koncesione.

Në vitin 2018, fitimet e koncesioneve të sektorit të shëndetësisë u rritën 60% në raport me 2017, sipas të dhënave nga bilancet zyrtare që kompanitë kanë dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Loading...

Të tre kompanitë që zotërojnë koncesione në shëndetësi raportuan 3.2 milionë euro fitime, nga 2 milionë euro që raportuan në vitin 2017.

Pjesa më e madhe e fitimeve është realizuar nga koncesioni i sterilizimit nëpërmjet kompanisë SaniServis me rreth 2 milionë euro, teksa 3P Life Logistic që zotëron CheckUp-in dhe koncesioni i Hemodializës raportuan fitime më të ulëta se një vit më parë.

Vetëm duke përllogaritur fitimet që rrjedhin nga koncesionet e shëndetësisë, që janë kontribut i pastër i taksave të shqiptarëve, shuma do të ishte e mjaftueshme për të ndërtuar një qendër spitalore publike moderne.

Për pasojë, Shqipëria ka barrën më të lartë të sëmundjeve në rajon sipas të dhënave të OKB dhe numrin më të ulët të mjekëve në proporcion të popullsisë./Monitor

Loading...
Back to top button