Politika në mbështetje të kombëtares

Me sa duket udhëheqesit politikë të vendit kanë marrë vendimin të mbështësin konkretisht kombëtaren, teksa mbrëmjen e sotshme ekipi kuq e zi do përballet me Islandën në Elabsan Arena.

Në fakt, si Presidenti i republikës, Ilir Meta ashtu edhe kryeministri Edi Rama kanë shprehur mbështetjen e tyre nëpërmjet postimeve në rrjetin social Facebook.

Loading...

Kryeministri Rama e ka vizituar kombëtaren gjatë stërvitjes dhe ka ndarë me ndjekësit e tij një foto nga kjo vizitë të cilën e shoqëron me fjalët: “Kur fitojnë mbajnë radhë të të tregojnë sa të duan, kur humbet e ke ti radhën t’u tregosh se sa vlen”

Nga ana tjetër, presidenti Meta ka premtuar se do të lërë angazhimet e shumta për të mbështetur kombëtaren me praninë e tij në Elbasan Arena. Në rrjetin social Facebook, presidenti shkruan:

Nuk kisha në plan të shkoja sot në “Elbasan Arena” për shkak të shumë detyrimeve të tjera, por besoj se të gjithë duhet të jemi më pranë se asnjëherë Kombëtares sonë që pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm në Europianin e Francës është në tranzicion drejt rigjetjes së vetvetes. Shpesh tifozët kërkojnë vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët. E di që shumë tifozë janë mërzitur nga humbja me Francën, kampionen e botës, por mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7.

Le të mësojmë dhe nga tifozët e Kosovës, që pikërisht kur ekipi është në disavantazh, ndizen më shumë në përkrahjen e ekipit.

Sot në “Elbasan Arena” me Kuqezinjtë!

Loading...
loading...
Back to top button
Close