Renditja e FIFA-s/ Shqipëria zbret 4 pozicione, Kosova +6, kreu nuk ndryshon

Fitorja me Moldavinë i ka dhënë shpresa për tu kualifikuar në Euro 2020, por jo për të ngjitur shkallë të tjera në renditjen e FIFA-s.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka pësuar rënie me 4 pozicione në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja gjenden në pozicionin e 66.

Loading...

Paraqitjet fantastike në fushë janë pasqyruar edhe në klasifikim, me Kosovën që ngjet 6 vende nga muaji prill. Tashmë kombëtarja Dardane mban vendin e 121 në renditjen botërore.

Klasifikimi udhëhiqet sërish nga Belgjika, teksa rivali ynë i ardhshëm, Franca ndjek nga afër. Brazili plotëson podin, ndërsa Anglia, Portugalia, Kroacia, Spanja, Uruguaj, Zvicra dhe Danimarka plotësojnë “Top 10”.

Portugalia është ngjitur në vend të 5-të, duke përfituar 2 pozicione, ashtu si edhe Spanja (vendi i 7-të), ndërsa Kroacia ka rënë me një pozicion. Lajme të mira edhe për Italinë, që me rezultatet e fundit ka përfituar tre pozicione në renditje, të 14-tët.

Kundërshtarët e kuqezinjve në grupin H kualifikues të Euro 2020 gjenden në këto pozicione: Islanda në vendin e 35-të.dy vende më poshtë gjendet Turqia, vendi i 170 për Moldavinë dhe Andorra gjendet 31 pozicione më lart.

Loading...
Back to top button