Çfarë u diskutua në takimin Rama-Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar këtë të martë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Presidenti Thaçi thekson se në takim me shefin e qeverisë shqiptare kanë diskutuar për aktualitetin politik në Shqipëri, Kosovë dhe në rajon.

Loading...

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi shton mes tjerash se në takim është biseduar edhe për përgatitjet e Kosovës dhe Shqipërisë përpara Samitit të Parisit.

“Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit”.

Loading...
Back to top button