Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Lame: 2.5 mln pasuri janë regjistruar me probleme

Katastra do të nisë një tjetër projekt për azhornimin e sipërfaqeve të tokave që i janë kthyer pronarëve apo që janë dhënë prej komisioneve të ndarjes së pronave.

Gjatë një takimi me Dhomën Amerikane të Tregtisë dhe bizneset, Artan Lame ka theksuar se 2.5 mln pasuri të patundshme që ndodhen në Shqipëri janë regjistruar me probleme, ndërsa 600 mijë të tjera nuk janë regjistruar ende.

3.8 janë regjistruar dhe rreth 600 mijë janë të paregjistruara, por nga këto 3.8 mln pasuri të regjistruara, rreth 2.5 mln janë të regjistruara me probleme. 

Përballë problemeve dhe sfidave, Artan Lame thotë se zgjedhjet janë tre.

E para unifikimi i institucioneve, e dyta përmbyllja e të gjitha proceseve tranzitore, hapi i tretë është reformimi i ZRPP.

Problemi me pronat dhe vështirësitë që hasin investitorët e huaj, u evidentuan edhe nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

“Çështja e pronave mbetet një nga çështjet më të vështira, por me një sensitivitet të lartë për komunitetin e biznesit”

Për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të pronësisë, BE do të japë 15 mln euro. Drejtori për ekonominë në delegacionin e BE në Tiranë është shprehur se projekti do të nisë prej vitit 2020.

Back to top button