Adriatik Llalla shpenzon 10 mijë USD lobim për të hequr “non graton” e SHBA

10 mijë dollarë, është shuma që shpenzoi prokurori i përgjithshëm Adriatik Llallanë shërbime lobimi gjatë tre-mujorit të parë të viti 2019. Të dhënat janë bërë publike nga Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fillim të këtij viti prokurori Llalla punësoi studion ligjore Sher Tremonte LLP për të kundërshtuar vendimin e Departamentit të Shtetit, vendim ky i cili i ka ndaluar ish-kreut të akuzës hyrjen në SHBA për shkak të dyshimeve për përfshirje në korrupsion.

Të dhënat e deklaruara nga Sher Tremonte LLP për periudhën 1 janar – 31 nxjerrin në pah shumën prej 10 mijë USD që Llalla ka paguar për studion ligjore amerikane. Me zyra në “Broad Street”të Manhatanit –zemra e distriktit financiar të Nju Jorkut, Sher Tremonte LLP është një studio ligjore e specializuar në përfaqësimin e kompanive në konflikte tregtare komplekse si dhe probleme ligjore që lidhen me të ashtuquajturit “jaka të bardha”.

E përfaqësuar nga juristët Michael Gibaldi dhe Michael Tremonte në datën 4 mars, studio ligjore amerikane u regjistrua në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA si kompani lobimi për ish- Prokurorin e Përgjithshëm. Llalla u zgjodh prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë në vitin 2012 edhe e mbajti këtë mandat për 5 vjet deri në vitin 2017.

Më pas u zëvendësua nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku Ndërkohë që Llalla bën përpjekje përmes lobimit në SHBA për të hequr emrin nga lista e zezë e Departamentit të Shtetit, ai po hetohet në Shqipëri si i dyshuar se është përfshirë në një skemë pastrimi parash.

Akuza ndaj Llallës përfshin veprat penale “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, interesave private të të zgjedhurve dhe nëpunësve publikë”, “mosdeklarim të shumave monetare në kufi”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”.

loading...
Back to top button
Close