Taksa, Serbia do të padisë Kosovën në Arbitrazh

Kosova dhe Serbia do të përballen shumë shpejt në Arbitrazh për taksën mbi mallrat serbe.

Kryeministrja e Serbisë konfirmoi lajmin zyrtarisht për mediat në Samitin e Dytë Dixhital i cili po mbahet në Beograd.

Loading...

Ne si shtet që e respektojmë rendin dhe ligjin po planifikojmë që të dërgojmë çështjen në Arbitrazh përmes CEFTA-s. Kjo është mënyra e vetme tani për tani që ne t’i mbrojmë interesat tona shtetërore dhe të gjjthë ata që kanë nënshkruar marrëveshje t’i respektojnë ato, përndryshe duhet të merren masat”, deklaroi Ana Bërnabiç.

Kërcënimi me Arbitrazh nuk tremb Kosovën, e cila këmbëngul se pa marrëveshje nuk ka tërheqje. Valdrin Lluka, ministri i Zhvillimit Ekonomik, tha: “Taksa nuk hiqet pa një marrëveshje për njohjen e Kosovës”.

Por, përplasja për taksën nuk e ka ndalur Kosovën dhe Serbinë që të jenë mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilat nënshkruan marrëveshjen për heqjen e tarifave roaming. Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, sqaroi lehtësirat në komunikim që ofron marrëveshja: “Nuk është vetëm e rëndësishme, por superlajm i mirë. Pas një periudhe të gjatë 1-vjeçare pune me vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i hapur rrugë uljes së tarfivave mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit bëri të mundur firmosjen e marrëveshjes. Sjell përfitim real për xhepat e qytetarëve. Tarifat e roaming do të jenë më të ulëta. Nga Tirana në Beograd dhe Sarajevë nuk do të kenë merak se kanë lënë kartën roaming pa marrë. Do ketë një sërë hapash deri në zbatimin e marrëveshjes për të bërë të mundur që të reduktohet çmimi i sms dhe telefonave dhe internetin. Derisa të bëhet zero, tarifa në 2021. Lajmi i mirë i hap rrugë marrëveshjes për të ulur tarifat me vendet anëtare të BE -së. Me një marrëveshje që BE harxhoi 10 vjet, nuk ka pse mos të ndihemi mirë”.

Ulja e tarifave roaming pritet të nisë brenda vitit, ndërsa marrëveshja pritet të zbatohet e plotë në korrikun e vitit 2021.

Loading...
Back to top button