Sot 20 vjet nga masakra e Rezallës

Si sot plot 20 vjet kujtohen ngjarjet nga masakra e Rezallës, kohë kur ushtria dhe milicia serbe vrau 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, prej të cilëve u zhdukën 44 .

Loading...

Më datë 5 prill 1999, ushtria serbe rrethoi shtëpitë e familjeve në këtë zonë, duke vrarë kryesisht burra dhe djem të rinj. Kjo masakër konsiderohet si ndër më të rëndat në Kosovë, pasi vetëm 3 vetë arritën të shpëtojnë.

Kryeministri Ramush Haradinaj e kujtoi këtë masakër, duke thënë se “Rezalla është një plagë e hapur për Kosovën”. Ndërsa në orën 12.30 presidenti Thaçi do të drejtoi akademinë përkujtimore në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Loading...
Back to top button