Reagon KFOR-i: Prania oficerëve shqiptarë në Veri nuk duhet ta habisë askënd

KFOR-i ka reaguar pas lajmeve në mediat serbe për pranin e katër oficerëve shqiptar në Veri të Mitrovicës.

KFOR-i përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se prania e katër oficerëve shqiptarë në Veri të Mitrovicës nuk duhet të habisë askënd pasi që Shqipëria është anëtare e NATO-s.

Loading...

Sipas tyre situata në Veri dhe në mbarë Kosovën është nën kontroll dhe nuk ka asnjë shenjë për trazira të dhunshme.

“Së fundmi, një grup oficeres të NATO-s, të shoqëruar nga KFOR, po zhvillojnë një aktivitet trajnimi në Kosovë. Oficerët janë nga vende të ndryshme të NATO-s, përfshirë edhe Shqipërinë. Ky nuk është një provokim, por është një aktivitet i përbashkët i NATO-s dhe prania e katër oficerëve shqiptarë nuk duhet ta habisë askënd pasi që Shqipëria tani e 10 vjet është anëtare e NATO-s”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Po ashtu në reagimin e KFOR-it thuhet se kur KFOR-i ushtron dhe lëviz rreth Kosovës, të gjithë duhet të ndihen më të sigurt.

“Shqipëria po kontribuon gjithashtu në misionin e KFOR-it. KFOR vazhdon të jetë i paanshëm ndaj mandatit të OKB-së për t’i mbrojtur të gjithë njerëzit në Kosovë. Kur KFOR-i ushtron dhe lëviz rreth Kosovës, të gjithë duhet të ndihen më të sigurt”.

Loading...
Back to top button