Rama, telefonatë me Cipras! Ja çfarë biseduan dy kryeministrat

Menjëherë pas jehonës për vendimin e marrë për pronat në Himarë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me homologun grek Aleksis Cipras, thekson shtypi grek.

Dy kryeministrat kontaktuan për reformat e domosdoshme të Shqipërisë për integrimin në BE. Pak ditë më parë Aleksis Cipras i dërgoi një mesazh të qartë Shqipërisë nga Samiti i Rumanisë, ku ndodhej, pas publikimit të vendimit ministror për pronat e himariotëve në fletoren zyrtare.

Loading...

Zyra e shtypit të kryeministrit grek thekson se axhenda e bisedës telefonike përfshinte reformat e Shqipërisë për integrimin në BE.

Burime theksojnë se Cipras u ndal gjatë në çështjen e pronave në detin Jon si dhe në legjislaturë përkatëse për minoritarët.

Gjithashtu, u diskutuan marrëdhëniet bilaterale ekonomike dhe zhvillimet e fundit në rajonin ballkanik.

Loading...
Back to top button