Qyteti gjerman drejt të cilit 70 mijë shqiptarë duan fluturim direkt

Një nga motorët kryesorë të kërkimit të fluturimit në botë, Skyscanner, i cili ka mbi 70 milionë vizitorë në muaj, tregoi se sipas të dhënave në periudhën ndërmjet marsit 2018 dhe shkurtit 2019, mbi 70 mijë njerëz kërkonin një fluturim direkt midis Hamburgut dhe Tiranës, megjithatë kjo nuk është mundësuar.

 “Ne shohim një potencial të madh për një shërbim direkt midis Hamburgut dhe Tiranës. Ka 2,300 shqiptarë që jetojnë në Gjermaninë Veriore, plus 2,000 gjermanë shtesë me prejardhje migrimi të lidhur me Shqipërinë që jetojnë në Hamburg.” -tha një burim nga Aeroporti i Hamburgut.

Loading...

Sipas disa të dhënave të tjera nuk ka pasur një fluturim të drejtpërdrejtë midis Hamburgut dhe Tiranës, megjithatë rreth 13 mijë pasagjerë në vit fluturojnë në mënyrë të tërthortë në mes të dy aeroporteve.

Udhëtimet nga Rinasi janë prej kohësh nga më të shtrenjtat dhe më të vështirat në Europë, kjo për shkak të marrëveshjeve në dëm të qytetarëve të vet që kanë nënshkruar politikanët e vendit.

Loading...
Back to top button