Pas telefonates se Tsiprasit, Rama tërheq vendimin për shtetëzimin e pronave në bregdet

Në shkurt të 2018-ës qeveris shqiptare miratoi vendimin për rishtetëzimin e vijës bregdetare, të të gjitha pronave për ato persona që janë bërë pronarë me ligjin 7501.

Në vendimin e qeverisë thuhej:

Loading...

Njësitë e vetëqeverisjes vendore, territori administrativ i të cilave përfshihet në hartën e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, të pezullojnë procedurat e kalimit në pronësi të tokës së ish-ndërrmarrjeve bujqësore, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, pavarësisht nga faza procedurale, menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij vendimi.
Ky vendim ka kalua në heshtje, madje as opozita nuk ka reaguar, duke qenë se disa kohë më parë deklaroi se kishte buluar skemën e vjedhes së pronave nga Rama.

Ndërkohë për Greqinë kjo çështje nuk ka kaluar në heshtje. Eurodeputeti grek Chrysogonos tha në Parlamentin Europain më 24 shkurt, se qeveria shqiptare po vjedh pronat e minoritarëve. Sipas tij, ky veprim përbën pegesë të pakapërcyeshme për kursin e qetë evropian të Shqipërisë.

Ndërsa më 29 mars kryeministri grek, Aleksis Tsipras bëri një deklaratë ku shfaqi hapur zemërimin e tij me qeverinë shqiptare.

Ai u shpreh:

Sot kam mësuar se ka një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri… Nëse informacionet do të jenë të vërteta do të ishte një zhvillim shumë negativ.
Mbrëmjen e djeshme kryeministri Rama dhe homologu grek Tsipras zhvilluan një bisedë telefonike.

Mësohet se temë e diskutimit të tyre ka qenë çështja e pronave. Po ditën e djeshme Rama e pezulloi zbatimin e vendimit për pronat në vijën bregdetare nga Vlora në Sarandë.

Loading...
Back to top button