Nga maji, Kosova dhe Shqipëria do të heqin tarifat e Roaming

Heqja e Roaming, duket se do të hyjë në fuqi në maj të këtij viti në Shqipëri dhe në Kosovë. Ky ka qenë një nga vendimet më të rëndësishme të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Pejë.

Lajmi u konfirmua nga koordinatori kombëtar i të dy qeverive, Fatmir Limaj, i cili ka konfirmuar për media në Kosovë se heqja e tarifave dhe shumë marrëveshje tjera të arritura mes Kosovës dhe Shqipërisë, janë drejt zbatimit.

Loading...

Ne, si Kosovë jemi gati të heqim menjëherë Roaming por besoj se edhe Tirana shumë shpejt do të marrë një vendim dhe në maj nuk do të kemi më probleme. Me pas do të zbatohet njohja e patentave që është drejt përfundimit. Ndërsa për qarkullimin e lirë të qytetarëve, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë obligimet që kemi me Bashkimin Evropian”, thotë Limaj

Heqja e tarifave të Roaming ka qenë një nga marrëveshjet e firmosura nga kryeministrat Rama-Haradinaj pasi këto tarifa janë dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikim brenda vendit.

Ajo vjen pasi edhe Bashkimi Evropian u ka kërkuar të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që ta heqin këtë tarifë, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Loading...
Back to top button