“Në Beograd, sa herë ka folur delegacioni i Kosovës, në ekran është shfaqur mesazhi ‘Kosova është Serbi’”

Një incident ndodhi në një nga panelet e Samitit Dixhital që u zhvillua në Beograd.

Përfaqësuesve të Qendrës Inovative të Kosovës iu ndalua fjala nga organizatorët.

Loading...

Mikrofoni iu dha një të pranishmeje nga salla, e cila tha se Kosova nuk duhej të konsiderohej si shtet i pavarur por si krahinë e Serbisë. Në sallë ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, raporton RTV Klan.al.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli reagoi duke e akuzuar Serbinë për provokim dhe kërkoi nga Bashkimi Europian të shprehë qëndrimin për këtë rast.

Derisa ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pranuar se ka pasur disa “probleme teknike me zërimin”, megjithatë thotë se Kosova në Beograd u përfaqësua si shtet.

“Jemi përfaqësuar sikur Kosovë, jo sikur UNMIK dhe si të tillë kemi nënshkruar marrëveshjen, ky fakt ka bërë që Komisioni Evropian të marrë si model për të shfrytëzuar për aktivitetet tjera të ngjashme që mund të kemi”, shtoi ai.

Përkundër kësaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik ka njoftuar se ka pasur tendenca të ndalimit të deklarimeve përmes aspekteve teknike, siç ka ndodhur me Shpend Lilën ku është ndërprerë fjalimi i tij.

Loading...
Back to top button