Metthew Palmer në Tiranë. I dërguari i SHBA për zgjidhjen e krizës?

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Metthew Palmer do të vijë në Tiranë.

Mësohet se zyrtari amerikan do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe Liderin e Opozitës Lulzim Basha me datën 9 prill.

Loading...

Vizita e tij vjen në një moment krize politike, me deputetët e opozitës që kanë djegur mandatet, një veprim për të cilin ndërkombëtarët janë shprehur totalisht kundër.

Palmer, një njohës i mirë i Ballkanit dhe çështjeve ballkanike, flet rrjedhshëm serbisht dhe greqisht.

Vizita e Palmer është një “deja vu” e dy viteve më parë, kur më 15 maj të 2017 mbërrinte në Shqipëri, Hoyt Brian Yee, që në atë kohë udhëhiqte Zyrën e Çështjeve për Europën dhe Euroazinë.

Diplomati amerikan, i njohur me nofkën “Buldozeri”, mbërriti në kohën kur Partia Demokratike ishte ende në çadër. Ajo nuk kishte hequr dorë nga mandatet, por tensioni politik ishte po kaq i lartë.

Loading...
Back to top button