Depozitat bankare, 3% kanë më shumë se 97% e shqiptarëve së bashku

3.2% e shqiptarëve zotërojnë së bashku rreth 4.1 miliardë euro depozita bankare.

Pjesa tjetër prej rreth 97% e individëve, e marrë së bashku, zotëron rreth 3.2 miliardë euro.

Loading...

Publikimi i raportit vjetor të ASD, Agjencisë së Sigurimit të Depozitave është kthyer një lloj barometri për të matur pabarazinë financiare të shqiptarëve.

Në fund të vitit të kaluar, fondi i ASD për sigurimin e depozitave në banka arriti në afro 39 miliardë lekë ose rreth 310 milionë euro.

Kjo shumë mbulon 5.83% të vlerës së siguruar të depozitave, çka përfaqëson edhe nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

Ligji për sigurimin e depozitave parashikon që ky raport të jetë të paktën 5% dhe prej tre vjetësh fondi i sigurimit të depozitave qëndron sipër nivelit ligjor të kërkuar.

Sipas ligjit, ASD siguron depozitat bankare të individëve dhe bizneseve deri në 2.5 milionë lekë, si edhe depozitat në shoqëritë e kursim-kreditit deri në 2 milionë lekë.

Loading...
Back to top button