Banka Botërore: Pasiguria po dëmton Shqipërinë, kriza politike trembi investitorët

Ndonëse Shqipëria paraqitet me rritje ekonomike, përfaqësues të Bankës Botërore në Tiranë, në një konferencë të kësaj të marte deklaruan se pasiguria politike në vend e dëmton biznesin.

Sot në Tiranë u bë prezantimi i raportit ekonomik rajonal, nga ekonomistja Hilda Shijaku, e cila u kujdes të theksonte se kriza politike ka trembur investuesit.

Loading...

Kriza politike po tremb investitorët, ndërsa biznesi është dëmtuar nga pasiguria. Investimet, qofshin të brendshme apo të jashtme, kanë më shumë gjasa të rriten në një situatë me qëndrueshmëri politike, sesa në një situatë krize”, tha ndër të tjera ekonomistja pranë BB-së.

Shijaku ka thënë më tej se investimet e huaja vazhdojnë të zënë një peshë të rëndësishme në ekonominë shqiptare, por gjatë viteve të fundit më së shumti janë rritur investimet e brendshme.

Loading...
Back to top button