Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Njihuni me skuadrën arbëreshe të Kategorisë së Dytë në Itali, kanë simbol shqiponjën dhe i këndojnë Skënderbeut (FOTO+VIDEO)

Klube futbolli shqiptare nuk ka vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në Europë.
San Giorgio Piana është një ndër to. Skuadra aktualisht është pjesë e Kategorisë së Dytë siçiliane dhe përfaqëson komunitetin arbëresh të Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshvet), në Palermo.

San Giorgo është një ekip tipik shqiptar, teksa në logo të fanellave mban shqiponjën, ngjyrat i ka kuqezi, ndërsa ultrasit i këndojnë Heroit Kombëtar Skënderbeut.

Edhe pse larg origjinës, lojtarët nuk harrojnë të flasin shqip në ekip, por jo shqipen zyrtare, por atë të vjetrën, gjuhën e Skënderbeut.

Fakti që ekipi luan në ligat inferiore nuk i ndalon tifozët që të shkojnë në stadium, përkundrazi ata janë gjithmonë aty, në mbështetje të skuadrës, duke kënduar për ngjyrat kuqezi.
Newsport.al sjell disa nga fotot dhe videot e skuadrës dhe tifogrupit ”Ultras Curva West”.



/newsport.al

Back to top button