Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Incident në Tiranë, delegacioni serb nuk pranon të ulet me atë kosovar

Nuk zhvillohet në orën e paracaktuar konferenca mbi “Klimën në Ballkanin Perëndimor”, që duhet të niste në orën 10:00 në Tiranë.

Shkak për vonesën e më pas shtyrjen e konferencës është bërë një problem mes delegacionit serb e atij kosovar.

Mësohet se delegacioni serb nuk ka pranuar të rrijë bashkë me delegacionin kosovar, të dy të ftuar si pjesë e kësaj konference të rëndësishme.

Konferenca Ministeriale për Rajonin dhe Ballkanin Perëndimor, me titull “Aksioni Rajonal mbi Klimën në Ballkanin Perëndimor”, do të mbahej në orën 10:00 në Tiranë, me pjesëmarrje të ministrit të Mjedisit Blendi Klosi, ministrit të Kosovës, ministri serb, zv.ministri i Malit të Zi, përfaqësues të lartë përgjegjës për mjedisin dhe klimën në rajon, si dhe donatorë.

Nuk është marrë ende një vendim se si do të bëhen më tej zhvillimet e kësaj konference.

Serbia nuk ka pranuar që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në Kombet e Bashkuara.

Back to top button