Shumë emra, por pak siguri në garën për trajnerin e ri të Kombëtares Shqiptare

Shumë emra, por pak siguri për pasardhësin e Kristian Panuçit në stolin e Kombëtares. Duka ka propozime në numër të madh, por puna pritet të nisë javën e ardhshme.

U mbyll një sfidë, por mbetet një tjetër më e madhe. Kombëtares së Shqipërisë i duhet një trajner i përhershëm, dhe presidenti i Federatës, Armand Duka, ka nisur një proces që e njeh shumë mirë, por në të cilin nuk është asnjëherë i sigurt.

Loading...

Kristian Panuçi u largua, dhe besohet se kjo ishte lëvizja e duhur, por tashmë duhet gjetur një pasardhës.

Emrat e bërë publikë janë të shumtë, veçse është tepër e vështirë të thuhet se janë kandidatë konkretë apo manovra të vetë trajnerëve e menaxherëve të tyre.

Edi Reja, që ishte në “Loro Boriçi”, Luixhi De Kanio, që ka qenë edhe më parë pretendent për stolin kuqezi, si dhe Roberto Donadoni, ish-trajneri i Italisë dhe I disa skuadrave të tjera në Serinë A.

Në skenë ka dalë, ndoshta si I vetëofruar Safet Sushiç, ish-trajner i Bosnjë-Hercegovinës, veçse edhe për këtë nuk ka asnjë siguri lidhur me lajmet.

Burime në Federatë pohojnë se është e pamundur të mësohet gjë, pasi gjithçka është në dorë të Dukës, por gjithsesi theksojnë se kërkimi për trajner do të nisë seriozisht nga e hëna e ardhshme.

Presidenti ka qenë jashtë vendit, dhe këtë të enjte do të jetë në Prishtinë, në një takim të federatave ballkanike.

Vështirësia për të zgjedhur është tepër e madhe, për shkak të kufizimit të burimeve financiare në Federatë, dhe të faktit se trajnerët e cilësuar të mirë, siç mund të jetë Donadoni, kanë pretendime të mëdha.

Dëshira e numrit 1 të federatës besohet se është që të ketë sërish trajner italian, ndonëse një teknik si Sushiç arriti në finalet e Kupës së Botës në 2014, në stolin e Bosnjë-Hercegovinës.

Po ashtu, ekziston edhe mundësia për një trajner shqiptar, ku kandidati më i përshtatshëm për momentin duket Besnik Hasi.

Ish-kapiteni i Kombëtares doli kampion i Belgjikës tek Anderlehti, si dhe drejtoi Legian e Varshavës në Poloni dhe Olimpiakosin e Pireut në Greqi, raporton Abc News.

Loading...
Back to top button