Sela: Ndodhitë në Lagjen e Trimave, keqpërdorim i pastërtisë kombëtare të atyre djemve

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se ajo që ka ndodhur në Lagjen e Trimave në Kumanovë është keqpërdorim i pastërtisë kombëtare të atyre djemve dhe sipas tij, fajtorët e vërtetë nuk janë dënuar asnjëherë, pra organizatorët.

Në emisionin Oxygen, ai ka thënë se nëse kthehemi në kontekstin kohor, atë kohë ishte fundi i regjimit të Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit, andaj beson se ata djemë u keqpërdorën nga politika.

Loading...

Sela deklaron se nuk ka ndonjë informatë shërbimesh e institucionesh, por thotë se logjika dhe mendja dërgojnë te kjo, ngase ata djemë morën dënime që kurrë nuk kishte parë historia e Maqedonisë.

“Fenomeni i parë që ka ndodhur me këta djemë është keqpërdorimi i pastërtisë se tyre kombëtare dhe dëshirës për ta parë popullin mirë, jo të shkelur, dhe luftëtarë që janë betuar në emër të diçkaje. Betim të cilin dikush ua përdhosi dhe ua shkeli, në qoftëse për dikë betimi është diçka kalimtare për nevoja të një politike ditore apo të një konflikti momental, që për qëllim na doli që në Maqeodni kishte për ndërrimin e pushteteve, se nuk na solli gjë tjetër më të mirë. Dikush betimin e ka me gjithë mend dhe e mendon mirë kur e thotë”, thotë ai, raporton OxygenPress.info

Ai thotë se për të cilësuar se çfarë ndodhi në ngjarjet e Kumanovës, në atë kohë, ishin momentet e fundit, siç e quan ai, të regjimit të Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit dhe ishin të paralajmëruar protestat e opozitës, që u quajt Revolucioni Laraman.

“Çdo herë në Maqedoni problemi nga krizat politike është munduar të gjendet zgjidhja duke e inskenuar një konlfikt i cili do të ketë edhe përmasat e një konflikti ndëretnik mes shqiptarëve dhe maqedonëve, që të mbivendoset si problem dhe problemet e tjera të harrohen”, thotë ai.

“Këta djemë u keqpërdorën në Kumanovë, realisht disa herë e kam përsëritur, aty ngjante si të Luftës së Dytë Botërore, atje kanë shkuar për t’i eleminuar fizikisht, të cilët sot një pjesë e tyre janë në burg, një pjesë e tyre u vranë, e një pjesë e tyre u vranë pasi u arrestuan dhe u dorëzuan, nuk ngjan me një shtet demokratik dhe të së drejtës. Thjeshtë ishte ideja të demostrohej forcë. Nuk janë parlajamëruar që të dorëzohen, dhe direkt është gjuajtur mbi ta. Dënimet që u janë dhënë nuk i ka parë kurrë historia e Maqedonisë ndonjëherë, dënime shumë të mëdha. Nuk ka të bëjë me demokracinë, ngjanë me diktaturën”, thotë Sela.

Ai thotë se fajtorët kryesor janë organizatorët të cilët e kanë bërë, kanë manipulaur me gjithë këtë proces, për qëllime politike në mënyrë që të tërhiqet vëmendja nga momentet e fundit.

Këtu, thotë ai, politika duhet të ketë gisht.

Loading...
Back to top button