Revista greke, artikull emocionues për këngëtaret shqiptare

Këngëtaret shqiptare Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha janë kthyer në emrat më të njohur e të komentuar të muzikës në mbarë botën dhe talenti i tyre s’mund të kalonte pa tërhequr edhe vëmendjen e shtetit fqinj, Greqisë.

Revista e njohur greke “Voice of Athens” i ka kushtuar një artikull të tërë këngëtareve shqiptare me famë botërore, ku i përgëzon për talentin dhe ndër të tjera përmend faktin që në Greqi, shqiptarët mundohen ta fshehin origjinën e tyre, pasi trajtohen në një mënyrë që s’mund të ecin përpara.

Loading...

Megjithatë, në vendet e mëdha ato s’kanë nevojë ta fshehin origjinën shqiptare dhe vajzat mund t’ia dalin me talent, shkruan “Voice of Athens”

“Aty ku ka talent dhe vullnet mund t’ia dalësh, pa marrë parasysh se nga ku keni ardhur dhe si jeni rritur”, shkruhet ndër të tjera në revistë.

Loading...
Back to top button