Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Media serbe: 6 shqiptarë shpalosin flamurin kombëtar në urën e Varadinit në Novi Sad

Në ditën kur 20 vite më parë aeroplanët e NATO-së filluan bombardimin e SRJ, gjashtë shqiptarë kanë shpalosur një flamur të Shqipërisë në urën e Varadinit që në sulmin pakuptim të Aleancës ishte shkatërruar me 1 prill dhe me vete kishte marr edhe jetën e viktimës së parë të Serbisë Oleg Nasov (29), shkruan “Kurir”.

Sipas fjalëve të dëshmitarëve okular, shqiptarët pjesëmarrës në gjysmë maratonën e Novi Sadit që u mbajt dje, kanë shëtitur në kohën kur nuk ishte gara deri në gjysmë të urës dhe kanë shpalosur flamurin shqiptar dhe janë fotografuar.

“Tamam isha nis të shënimin e përvjetorit të bombardimeve të NATO-së, kur nga automjeti kam vërejtur 6 persona meshkuj në urë kanë nxjerr një flamur të madh shqiptar qeshnin dhe fotografoheshin. Për pak sa nuk jam çmendur! Ura e Varadinit nuk ishte pjesë e trasesë së maratonës, nuk kanë ngritur flamurin si pjesëmarrës të garës! Me qëllim kanë shkuar atje dhe janë fotografuar dhe qartë shihet se kanë provokuar! Dhe kur në ditën e rënieve të mëdha të popullit tonë, në vendin ku ka rënë viktima e parë e bombardimeve të valëvitet flamuri shqiptar?”, ka fol i revoltuar Sasha Vujiç që kishte luftuar në vitin 1999.

Më pas tregon se ka parkuar automjetin dhe ka thirr policinë.

“Ndala automjetin sepse nuk mund të shikoj këtë provokim dhe atë më 24 mars! Nuk kanë bërë rezistencë pas arritjes së dy automjeteve të policisë dhe janë legjitimuar. Nga ata 5 nuk kanë pasur dokumente, ndërsa njëri kishte kartelën e policisë dhe ishte një nga drejtuesit e policisë së Tiranës! Janë ndaluar dhe dërguar te gjykatës për kundërvajtje dhe shpresoj të dënohen” ka thënë Vujiç që “ nuk beson se çka po ndodh”.

Bombardimet e NATO-së janë shkatërruar me disa projektil urën e dikurshme “Marshal Tito” të Vardinit me 1 prill në orën 15.05 ku humbi jetën Oleg Nasov (29), që ishte kujdestari në rafineri, e shoqja tre muaj më pas ka lind djalë që mban emrin e babës së vetë. Përveç kësaj janë rrëzuar edhe dy ura tjera në Novi Sad.

Prokuroria ka thënë nuk ka elemente të veprës penale.

“Qytetarët kanë lajmëruar rastin në Polici, ku janë gjetur 6 shtetas të Shqipërisë, pjesëmarrës në maratonë. Në një çantë iu është gjetur flamuri shqiptar. Nuk dihet nëse e kanë shpalosur a jo në urë, por prokuroria mendon s enuk ka elemente të veprës penale- kanë thënë për “Kurir” në prokurori.

Back to top button