Londra: 947 femra shqiptare janë trafikuar në 2018-n

Trafikimi i qenieve njerëzore sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar po njeh rritje. Vetëm vitin që lamë pas 947 shqiptare janë trafikuar në këtë shtet për shfrytëzim seksual apo punë të detyruar.

947 shqiptare janë trafikuar për shfrytëzim seksual apo punë të detyruar në Britaninë e Madhe vitin e shkuar. Shifrat shqetësuese publikohen nga  Agjencia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Loading...

Ajo ka identifikuar 6993 viktima të kombësive të ndryshme. Rreth 36% më shumë se në vitin 2017. Shqiptarët përbëjnë një prej grupeve më të mëdha pasi 13% e viktimave të identifikuara janë të kësaj kombësie.

Ato shfrytëzohen për punë të detyruar, prostitucion ose aktivitet kriminal. Trafiku i qenieve njerëzore sipas drejtuesit të projektit në Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin Patrick Burland ka ardhur si pasojë e shërbimeve të kufizuara financiare, arsimore, punësimit, kujdesit shëndetësor si dhe mungesës së mundësive reale për të përmirësuar standardet e jetesës në vendet e tyre.

IOM thotë se fenomeni është bërë pjesë e diskutimeve në Parlamentin e Britanisë së Madhe përmes raportit “Ndërmjet dy Zjarresh” hartuar nga kjo organizatë dhe Universiteti i Bedfordshire.

Titulli i studimit sipas kërkueses kryesore të tij Patricia Hynes lindi nga deklaratat e disa femrave shqiptare, të cilat kanë përshkruar se si kanë përfunduar në situatat e shfrytëzimit.

Vendet e origjinës së këtyre viktimave theksohet në raport duhet të rrisin mekanizmat mbrojtës, duke mbështetur gratë dhe familjet e tyre, teksa përballen me diskriminimet e shoqërisë.

Ndërkohë që më herët ka qenë  Departamenti Amerikan i të Shtetit i cili qershorin e vitit 2108 në raportin për trafikimin e personave  shprehet se qeveria shqiptare nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit.

Më pas, në Raportin e fundit të Drejtave të Njeriut Shqipëria u kritikua për mungesën e zbatimit të ligjeve kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke vënë në dukje se vetëm një numër i vogël i autorëve të veprave penale janë ndjekur apo dënuar.

Kritika të tjera u bënë kundër mungesës së zbatimit të ligjeve të hartuara për të mbrojtur gratë dhe vajzat nga dhuna dhe sulmet seksuale.

Loading...
Back to top button