Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Reagim i Shoqatës së grave shqiptare në Maqedoni lidhur me aksionin policor ‘Monstrum’

Shoqatat e grave ‘Asociacioni për afirmimin e gruas’, ‘Edunisa’ dhe ‘Islami dhe Shkenca’ që veprojnë në Maqedoni, kanë reaguar ndaj mënyrës në të cilën përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë realizuar aksionin e ashtuquajtur “Monstrum”, gjatë të cilit u vërejtën një sërë shkeljesh të procedurave ligjore.”Ne, shoqatat e grave që veprojmë në Maqedoni, me keqardhje kemi pranuar që në fillim lajmin mbi vrasjen e pesëfishtë në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit, duke e konsideruar atë si një vepër të shëmtuar dhe duke shprehur ngushëllimet tona deri te familjarët e viktimave”, thuhet në reagimin e Shoqatës së grave – Asociacioni për Afirmimin e Gruas – Shkup. Në këtë drejtim, kemi mbështetur zbulimin dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve të kësaj vepre makabre, por gjithmonë duke insistuar në gjetjen e fajtorëve të vërtetë dhe respektimin e procedurave ligjore dhe lirive dhe të drejtave të njeriut gjatë këtij procesi. Me këtë rast, reagojmë kundër mënyrës në të cilën përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme realizuan aksionin e ashtuquajtur “Monstrum”, gjatë të cilit u vërejtën një sërë shkelje të procedurave ligjore. Si shoqata të grave, në veçanti gjatë këtij aksioni policor dënojmë, shkeljen e të drejtës së privatësisë së gruas dhe familjes, mënyrën e pahijshme të shoqërimit të femrave shqiptare prej policëve meshkuj gjatë arrestimit dhe dërgimit të tyre në gjykatë, dhunën psikologjike dhe fizike ndaj femrave gjatë procedurës së marrjes në pyetje dhe dërgimit në gjykatë, etiketimin e femrave shqiptare si “monstrum” dhe akuzimin e tyre si radikalë islamistë dhe terroristë, rolin negativ të disa medieve dhe portaleve në gjuhën maqedonase, të cilat gjatë këtyre ditëve përdorën gjuhë nënçmuese dhe urrejtëse ndaj shqiptarëve dhe besimtarëve myslimanë, duke “harruar” përnjëherë karakterin multietnik dhe multikonfesional të shoqërisë, thuhet më tej në reagimin e Shoqatave të grave.


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button