Koçijançiç: Taksa nuk po pengon vetëm dialogun, por edhe integrimin e Kosovës drejt BE-së

Zëdhënësja e Federica Mogherinit, Maja Kocijançiç, ka përsëritur edhe një herë kërkesën e BE-së ndaj Kosovës për të hequr taksën ndaj produkteve serbe, në mënyrë që të rifillojë dialogu i Brukselit.

Këto deklarata ajo i ka bërë në një intervistë për gazetën “Shekulli”, teksa ka thënë se taksa e vendosur jo vetëm që po e pengon dialogun, por edhe rrugën integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Loading...

“Siç thuhet në mënyrë të përsëritur, Bashkimi Evropian së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjera, i bën thirrje qeverisë së Kosovës që të pezullojë menjëherë tarifat në mënyrë që të lejojë rifillimin e shpejtë të dialogut”, ka thënë ajo.

Kocijancic thotë se aktualisht nuk ka ndonjë alternativë për kthimin e shpejtë të palëve në tryezën e bisedimeve.

“Status quo-ja nuk është një alternativë dhe nuk ka alternativë për rifillimin e shpejtë të dialogut midis palëve. Tarifat jo vetëm që qëndrojnë në rrugën e dialogut, por edhe qëndrojnë në rrugën e integrimit evropian të Kosovës”, është shprehur ajo.

Lidhur me vazhdimin e dialogut sot ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili ka thënë se nuk e kupton pse Prishtina po dëshiron që të ‘blejë kohë’.

Ai gjithashtu ka thënë se pala kosovare nuk do të rikthehet në dialog, derisa të përfundojë mandati i Federica Mogherinit.

Loading...
Back to top button