Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Shqiptarët në Siri apelojnë për ndihmë

Ferid Bajraktari nga Mitrovica, është kosovari që është duke përjetuar ankthet dhe luftën në Siri. Ai në një intervistë me telefon për Klan Kosovën, ka rrëfyer për luftën e Sirisë dhe mbijetesën e shqiptareve te kosovës atje.

“Këtu në Siri ka shqiptarë, janë tri lagje shqiptare. Ka në shumë qytete shqiptare te kosovës. Aty ku ka disa shqiptarë, në një lagje, janë vrarë dy vet. Aty ka shumë luftë dhe jemi të rrezikuar”, ka theksuar Feridi.

Mitrovicasi që jeton në Siri, ka shprehur mllefin e tij edhe për mosinteresimin e shtetit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, për shqiptarët që janë në Siri.

“Për neve kurrkush s’ka bo, as Kosova e as Shqipëria. Duhet edhe dikush të interesohet për neve”, është shprehur Feridi.

Para disa ditëve Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka deklaruar se në Siri nuk është asnjë shqiptar te kosoves.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Një koment

  1. DREJTOJU TURQISE SE ME DUKET SE JE PJELLE E SAJ ,NUK KA DHE NUK KA PASUR EMIGRIM SHQIPTARE NE SIRI PERVEC TURQEVE TE SHQIPETARIZUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button