Pas vrasjes së Kaçifas, disa shqiptarë humbën jetën në burgjet e Greqisë

Vdekja e shqiptarëve që vuajnë dënimet në burgjet greke është bërë një fenomen shqetësues. Vetëm muajt e fundit, qysh pas vrasjes nga forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës të ekstremistit Kostandinos Kacifas, disa të rinj shqiptarë janë gjetur të vdekur në burgjet e Greqisë. Rasti më I fundit ishte ai i 33 vjeçarit Bandiol Tusha që vdiq në burgun e Koridhalos në Athinë.

Burgjet greke kanë marrë jetën e mjaft shqiptarëve që kanë qenë duke vuajtur dënimet. Më i fundit ishte rasti i 33 vjeçarit Bandiol Tusha, i cili ndërroi jetë në burgun e Koridhalosit, në Greqi.

Koridhalos është një burg i sigurisë së lart në jugperëndim të Athinës, por gjithsesi policia greke foli për vdekje si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike, fakt që mohohet nga Ministria e Drejtësisë.

Në një kohë të shkurtër, në këtë burg në Athinë kanë humbur jetën tre shqiptarë. I pari ishte Gëzim Shekaj nga Vlora. 33-vjeçari mbahej në burg, edhe pse e kishte shlyer dënimin.

Ngjarja ndodhi në spitalin e burgut, më 27 dhjetor. Ndërsa më 14 janar, Albert Bako u ekzekutua në ambientet e burgut me thikë të improvizuar. Bako njihet si njeriu që terrorizoi Pireun në nëntor të vitit 2014, ku u plagosën 14 persona, ndërsa mori pjesë në vrasjen e një avokati të njohur grek.

Një ditë pas vrasjes së Bakos, në burgun e Kretës u gjet i varur në paraburgim një tjetër shqiptar e më herët një tjetër humbi jetën në burgun e Triakalasë. Por, rasti që ka bërë më shumë jehonë ndër vite, është ai i Ilia Karelit (Kudret Kume). Ngjarja ndodhi në mars të vitit 2014 dhe dhuna ndaj tij u dokumentua dhe me video. Gardianët e burgut u hakmorën ndaj shqiptarit, pasi vrau me thikë një prej gardianëve të burgut Nigrita, me pretendimin se i kishte mohuar lejen për të takuar nënën e tij.

Në verën e vitit 2017 i riu nga Lezha, Pëllumb Marnikollaj gjeti vdekjen nga dhuna policore në Greqi dhe ngjarja vijon të mbetet ende pa autor.

Rastet e shqiptarëve që kanë humbur jetën në burgjet greke janë shtuar më shumë që prej muajit tetor të vitit të kaluar, kur forcat RENEA vranë në Bularat të Gjirokastrës Konstantinos Kaçifas/ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close