Ky është qyteti ku shqiptarët zotërojnë më shumë shtëpi!

Thuajse gjysma e meshkujve shqiptarë zotërojnë një shtëpi ndërkohë që te femrat norma zbret në 1/3, thotë një studim i fundit i Instat.

Të dhënat tregojnë se pronësia mbi tokat, te meshkujt dhe femrat e moshës 15 deri në 49 vjeç është edhe më e vogël. Por, këto norma variojnë ndjeshëm jo vetëm në varësi të seksit, por edhe të qarqeve, nivelit të edukimit, moshës, banimit, si dhe pasurisë. Këto të dhëna kanë edhe një problematikë tjetër të madhe, pronësinë mbi shtëpinë, duke qenë se një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk e kanë me “letra” shtëpinë apo pronën e tyre.

Kështu, të dhënat e detajuara tregojnë se, 61% e burrave në qytet dhe 60% e burrave në fshat nuk zotërojnë një shtëpi, ose të paktën që nuk figuron në letra. Kjo normë varion në varësi të qarqeve. Në mënyrë të padiskutueshme, në vend të parë, si te meshkujt, si te femrat, qarku ku ka më shumë pronarë shtëpish është Gjirokastra, me thuajse gjysmën e banorëve që i figuron emri si pronar i vetëm apo bashkëpronar i të paktën një shtëpie. Madje, ndryshe nga qarqet e tjera, Gjirokastra është qarku që ofron barazi gjinore në këtë drejtim. Vetëm 50.8% e meshkujve nuk kanë shtëpi, ndërsa te femrat kjo normë zbret në 49.3%.

Qarqet me më pak pronarë shtëpish ndërkohë variojnë në bazë të gjinisë. Te meshkujt është Lezha me Fierin, me nga 67.2% ndërsa te femrat kemi një situatë deri diku absurde, pasi 95.7% e fermave në qarkun e Durrësit nuk kanë një shtëpi, ndërkohë që te burrat kjo normë zbret në 66%. Pra, një femër në Durrës që të ketë një shtëpi ku të figurojë edhe emri i saj është një fenomen shumë i rrallë. Vetëm 1/20 ferma e ka të tillë fat, ndërkohë që nga krahu i kundërt, në Gjirokastër, kjo normë është ½./scan/ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close