Jovanoviç i kundërpërgjigjet patriarkut Irinej për Kosovën: Të shikojmë shqiptarët në sy

Partia Liberale Demokratike e Serbisë (LDP) ka kumtuar se nuk pranon ftesën e Patriarkut Irinej që të shikohet në qiell dhe nga Mbreti Llazar dhe të pritet zgjidhja e çështjes së Kosovës, por duhet të shikohen shqiptarët në sy dhe me ata të arrihet marrëveshja që do të siguroj paqe, shkruan “Danas”.

„Për këtë na nevojitet mbështetja e Kishës, që nuk do të festoj vetëm udhëheqësit ushtarakë, luftërat dhe vuajtjet por do të respektoj paqen si vlerën më të lartë shoqërore. Në shoqëritë demokratike ku synojmë nuk ka vend për leksione që na mban patriarku, Dodik apo Putin, por përpjekja që shoqëria rreth nesh të demokratizohet edhe evropoizohet me shpejtësi të njëjtë sikur ne. Mënyra e vetme që të kemi sukses në këtë është që të jemi mbështetje e njëra tjetrës në këto procese “, thuhet në kumtesën e partisë LDP të Çedomir Jovanoviq.

Shoqërisë serbe nuk i duhet uniteti kundër armikut të jashtëm, siç për të satën herë i frikëson Kisha, por “dialogu serioz dhe vendimi rreth asaj se në çfarë shoqërie duam të reformohemi “.

“Shumë deklarata politike të Patriarkut Irinej nga intervista e tij në “Politika” , për qëllim kanë lidhjen e duarve dhe këmbëve atyre që Serbinë dhe regjionin e duan në Perëndim. Serbisë sot më shumë se asnjëherë i duhet mençuri dhe përgjigje racionale në kriza me të cilat po përballemi“, thuhet në kumtesë.

Nëse Patriarku Irinej duke folur për Greqinë dhe Maqedoninë nuk është i gatshëm të uroj marrëveshjen historike me çka i është vënë pikë mos marrëveshjes dhjetëra vjeçare dhe mundësisë së konfliktit mes dy popujve por i intereson vetëm çështja kishtare, është e qartë se vëmendja e saj është drejtuar ka konfliktet dhe jo në të mirën e përgjithshme dhe interesin publik, thotë LDP.

“Komente të pa vend nga Irinej janë dhënë edhe për protestën në Banjallukë që përbënë vazhdimësi të politikës së Kishës Ortodokse që nxisin ndarje dhe konflikte në vendet e regjionit. Kisha jonë kurrë nuk është penduar që ka shenjtërua “Shkorpionet” dhe kriminelët tjerë të luftës, ndërsa sot shenjtëron dhe mbështet ata që kanë rol destruktiv në përpjekjet për ndalimin e Malit të Zi, Bosnjës, Maqedonisë dhe Kosovës –sikur edhe Serbinë në rrugën e bashkëngjitjes perëndimit “, thuhet në kumtesën e LDP të Jovanoviqit./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close