Drejtuar pedagogëve: “Greva juaj e urisë një teatër që mund t’ju bëjë qesharakë”

“Kur studentët u derdhën rrugëve dhe e troshitën shoqërinë e përgjumur shqiptare, të gjitha palët në lojën politike dhe ate shoqërore lëvizën, u zgjuan, nisën të flasin, të betohen dhe te ngrenë zërin…Protestat vazhduan disa ditë…
Ata që heshtën bën një çudi të madhe. Profesorët që kishin hartuar strategjinë e zhvillimit të Arsimit të Lartë dhe më tej ligjin e Arsimit të Lartë, heshtën, një heshtje e pamotivuar, e pakuptimtë dhe që në asnjë rrethanë nuk mund të pranohej…Produkti i tyre ishte në shënjestër. Por edhe pedagogët që nuk e fshehin dot rreshtimin e tyre politik, nuk folën, panë në largësi, ose morën pjesë (disa jo të gjithë) në takime partiake…
Studentët u përçanë, sepse kur kauzat e drejta merren nga partitizmi, fundi dihet, ishte provuar jo larg por pak më herët me çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar. U quajt vija e kuqe dhe në fakt mali polli një mi, sepse opozita nuk shkoi as në Parlament kur kaloi ligji…

Tani pedagogët duan të bëhen heronj…duan të mos hanë më ushqim, pra do hynë në grevë urie sepse është vendosur qe do të kalojnë në vetting pasuror. Po pse keni frikë more njerëz, ju jeni të pastër e të kulluar, jetoni vetëm me pagat, e si nikoqir me kursimet blini makina, vila dhe disa apartamente, i dërgoni fëmijët jashtë për studime në shkolla që të “thyejnë brinjët” me pagesa…
Tani po ua them unë si edhe ua thash disa vite më parë. Ato rryshfetet që keni marrë për provimet do t’i dorezoni…Po ju tregoj një ngjarje. Kur mora në pyetje disa nga ata pedagogët që donin të përfshiheshin në KLP dhe KLGJ, njëri prej tyre bëri një figurë shumë të zbehtë meqë nuk dinte se çfarë libri po lexonte. Një student i tij më shkrujati në inbox dhe me shprehu miratimin si dhe indinjatën e tij pasi ky i “kulluari” ju merrte 500 euro për provim në master. I thashë studentit denoncoje, ndryshe nuk të besoj. M’u gjegj mirë e ke profesor por humb gjithë shkollën, për këtë pazar ata janë në koorporatë…

Ndaj mos na habisni duke thënë se tani jeni me studentët dhe çështjet qe ata ngrene dhe se doni qe të abrogohet ligji. Po pastaj si do veprohet pa ligj fare… Jeni në panik kuptohet. Janë lëshuar podrumet e Avgjise…medet se ku mbritem…Unë nuk akuzoj askënd se nuk është në tagrin tim, as edhe i fus të gjithë në një thes, sepse nuk ka përgjegjesi kolektive. Por një gjë ua them hapur: ‘atje ku keni marrë rryshfet atje keni vdekur…kjo histori tregohet kudo me detaje dhe me episode’. Edhe diçka, pasuria nuk futet as ne xhep e as në alibi, nëse e keni të pamotivuar ajo do penalizohet…Greva juaj e urisë është një teatër që nga tragjike, mund t’ju bëj qesharakë!” /ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close