Çfarë po ndodh me të dënuarit shqiptarë në Greqi?

33-vjeçari shqiptar i cili u gjet i vdekur të dielën në qelinë e tij, në burgun e Koridalos në Athinë, besohet se është pjesë e të njëjtës bandë me Arbër Bakon, i vrarë me thikë në të njëjtin burg më herët gjatë këtij muaji.Ndonëse 33-vjeçari dyshohet se vdiq nga overdoza, autoritetet greke po hetojnë edhe mbi mundësinë që ai mund të jetë vrarë.Sipas asaj që shkruan e përditshmja Kathimerini, dyshimet vijnë pikërisht nga lidhja e tij me Bakon dhe një tjetër të dënuar, të cilët akuzohen për vrasjen e avokatit Michalis Zafeiropoulos, në 2017-n në Athinë.Vetë këta persona dyshohen si anëtarët e një bande shqiptare, që merreshin me vrasje me pagesë.Sipas burimeve të Kathimerinit, 33-vjeçari i kishte strehuar dy shqiptarët në fjalë në zonën periferike të Kalitheas, përpara se ata të ekzekutonin Zafeiropoulos në zyrën e tij, në Nëntor të 2017-s.Pas arrestimit të dy vrasësve të dyshuar, autoritetet policore kontrolluan apartamentin ku ata ishin strehuar dhe gjetën armë të ndryshme, si pistoleta, kallashnikovë, municione, eksplozivë, si dhe dy uniforma policie.33-vjeçari dyshohet gjithashtu se kishte qenë i lidhur me disa incidente të dhunshme që po hetoheshin nga policia.Ndërkohë, një i burgosur i tretë, po shqiptar, i cili cilësohet si lideri i bandës dyshohet se ishte objektiv i një tentative helmimi, i kishte kërkuar 33-vjeçarit që të dëshmonte rreth ngjarjes.Autoritetet kanë nisur një hetim për vdekjen e shqiptarit, ndërsa pritet gjithashtu që të ketë një raport nga eksperti mjeko-ligjor./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close