Nënshkruhet marrëveshja, Shqipëria do të jetë vend pritës për mijëra emigrantë të paligjshëm

Shqipëria do të kthehet në vend pritës në rast fluksi emigrantësh të paligjshëm. Kjo është marrëveshja staturë e nënshkruar mes vendit tonë dhe BE, për marrëdhënien me FRONTEX, përmes një projektligji tashmë të dërguar në Kuvend.Në një intervistë, zëvendëse ministrja e Brendshme Rovena Voda, pjesë e grupit negociator të marrëveshjes me Agjencinë e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian (FRONTEX), thotë se Shqipëria bëhet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që nënshkruan këtë marrëveshje.Deklarata e Voda-s:Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka firmosur dhe ka finalizuar këtë marrëveshje në drejtim të rritjes së sigurisë së kufijve të Shqipërisë. Shqipëria është prekur shumë nga flukset migratore nga vendet e treta dhe ka bërë që BE të kthejë sytë nga vendet e Ballkanit që janë portë hyrëse për këta emigrantë.

Oficerë të FRONTEX do vijnë dhe do punojnë bashkë me oficerë të kufirit në menaxhimin e kufirirt dhe fluksin e emigrantëve dhe shmangien e krimit kufitar, si dhe terrorizmit që mbetet prioritet i BE.”

Sipas këtij projektligji, me anë të kësaj marrëveshje synohet forcimi i bashkëpunimit për menaxhimin e kufijve, për të luftuar emigracionin e paligjshëm, krimin ndërkufitar dhe kryerjen e operacioneve të kthimit e të ripranimit të emigrantëve. Kështu është shprehur Rovena Voda në intervistën në televizionin Klan.Gjatë vitit 2018 në vendin tonë u futën rreth 6 mijë emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta si Siria apo Afganistani. Ndërsa shumicës së tyre iu refuzua kërkesa për azil në vendin tonë./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close