Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Aeroporti i Kuçovës, baza e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor

Baza e Kuçovës jo vetëm do të rikthejë lavdinë e dikurshme të atij aeroporti, por do jetë edhe baza e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, bëri të ditur sot se “zbatimi i paketës sapo ka filluar dhe shumë shpejt nis puna në terren”.

“10 vjet pas anëtarësimit në NATO Shqipëria është sot, jo vetëm një anëtar i denjë, por edhe një vend i sigurt, ku Aleanca ka vendosur të investojë kapacitetet e saj”, tha Xhaçka.

Sipas saj, baza Ajrore e Kuçovës do të jetë së shpejti një bazë e NATO, një projekt ky sa ambicioz, aq edhe i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë tonë kombëtare, por mbi të gjitha për sigurinë rajonale.

Ndërsa Komandanti i Komandës Ajrore të NATO-s, gjenerali Tod Wolters, që zhvilloi dy ditë më parë një vizitë zyrtare në vendin tonë tha se “do të kemi një strehë ajrore në Kuçovë dhe jemi vërtet tpë të emocionuar për çuarjen para të kësaj kauze, sikurse edhe ky komb i mrekullueshëm dhe gjithashtu jam i emocionuar për vrullin e kësaj fushate”.

“Do të jetë një bazë, e cila zotëron kapacitetet e mbajtjes së avionëve luftarakë, do të jetë një repart, i cili zotëron kapacitetet për të mbajtur burimet e për të vëzhguar fushën e betejës”, u shpreh Wolters.

Investimi prej 50 milionë euro në bazën ajrore të Kuçovës mundëson transformimin e kësaj hapësire në një aeroport ushtarak me standardet e NATO-s. Ky investim do të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik e social të gjithë kësaj zone, ku ndërtimi i një baze ajrore të teknologjisë së fundit, jo vetëm do të thotë më shumë punësim, por edhe më shumë ekonomi e konsum në një rreze të caktuar rreth saj./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button