Vuçiç në kthetrat e Putinit, hakmarrje për Kosovën

Para se Vladimir Putin të arrinte për vizitë në Beograd, në Serbi, si nga mediat e pushtetit, po ashtu edhe nga Vuçici dhe përkrahësit e tij, ishte trumbetuar se presidenti rus në këtë qëndrim të tij do të jepte një përkrahje të madhe edhe sa i përket çështjes së zgjidhjes së problemit me Kosovën
Megjithatë të gjithë këto pritje të mëdha, u shndërruan në asgjë, kur në konferencën për media pas takimit me Vuçiqin, Putin nuk deklaroi asgjë të re, që mund të shihej si një sinjal përkrahje për zgjidhjen e problemit me Kosovën.
E kjo zbehje e përkrahjes ruse për Serbinë, ka zënë vend edhe në një shkrim të “ The Moscow Times”, Maxim Samorukov zëvendës redaktor i Carnegie MoscoW Center, ku flitet për rrezikun që Vuçic të veprojë i pavarur karshi problemit të Kosovës duke anashkaluar Rusinë, dhe mundësinë që Putin t’i hakmerret atij, duke e shkatërruar si politikan.

Ndër të tjera në artikull shkruhet se si liderët e politikës në Serbi nuk po arrijnë të dalin nga kthetrat e miqësisë me Rusinë, që do t’iu lejonte atyre manovrim më të madh në raport me gjetjen e një zgjidhje për Kosovën.
“Presidenti rus, Vladimir Putin ka vizituar së fundi Beogradin, në vizitën e tij të parë pas më shumë se katër vitesh. E kjo vizitë u prit me padurim nga politikanët serb. Kjo vizitë ishte përshkruar si historike, megjithatë asnjë marrëveshje që mund të konsiderohet historike nuk doli si përfundim i kësaj vizite.
Në realitet presidenti i Serbisë ka një zgjedhje të vogël, të lavdërojë Putinin në publik si përfitim për vete, derisa ka provuar ta bind Kremlinin prapa dyerve të mbyllura, që t’i jap Beogradit të paktën një hapësire të vogël manovruese në njërën prej çështjeve të mëdha të politikës së jashtme të Serbisë: Njohjen e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në shkrimin e TMT..
Po ashu aty flitet edhe për popullaritetin shumë të lartë të Putinit në Serbi. Madje thuhet që Putin është shumë më i popullarizuar se vetë Vuçici në Serbi.
Për sa i përket titujve të nderit që ka dhënë Serbia, më shumë se Putin, të tillë ka vetëm Marshall Tito.
VuçiçVuçiç
“Vitet e tëra të lavdërimit të pakontrolluar kanë rezultuar me një kult pothuajse religjioz të Rusisë dhe Putinit në Serbi. Putin është emëruar udhëheqësi më i njohur i huaj atje për shumë vite, duke gëzuar kështu rreth 80 për qind të mbështetjes popullore, shifër e pa arritshme për çdo politikan serb.
Presidenti rus është i dyti pas Marshall Titos, që ka fituar tituj të nderit të qytetarëve që i janë dhënë nga qytetet serbe”, vazhdon shkrimi.
E sipas TMT, ky popullaritet i lartë i Putinit në tokën serbe është shndërruar në shqetësim për Vuçicin.
“Natyrisht që popullariteti i Putinit e shqetëson presidentin Vuçiq, por ai s’mund ta zbeh popullaritetin e Putinit shumë lehtë. Në muajt e kaluar, opozita në Serbi ka mbushur rrugët me protestues, duke kërkuar që qeveria të ndal shtypjen ndaj mediave, kërkimin e zbardhjes së vrasjeve dhe rrahjeve, dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Tashmë Vuçic i ‘armatosur’ me prezencën e Putinit, mund ta portretizojë protestën si një element minor, dhe vetën e tij si një politikan i rangut botëror, që gëzon mbështetjen e brendshme dhe atë ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në këtë shkrim.
Sipas gazetës, ky përfitim i politikës së jashtme të Serbisë nga mbështetja e Rusisë, po i kushton Vuçiqit në pushtetin e tij brenda Serbisë.
Një numër i konsiderueshëm i serbëve thuhet se janë të bindur se Rusia dhe Putini i mbrojnë më shumë interesat e serbëve dhe Serbisë, më shumë se sa vetë Aleksander Vuçiçi.

“Pra nëse frymëzohet nga perspektiva e anëtarësimit në BE, Vuçici guxon ta njohë Kosovën pa miratimin e Rusisë, ndërkohë Kremlini do të jetë në gjendje ta shkatërrojë atë si politikan. Rusia do ta tregojë veten si një aleat i vërtetë i popullit serb që ndryshe nga elita politike serbe, vazhdon të mbrojë integritetin territorial të Serbisë, duke refuzuar ta njohë pavarësinë e Kosovës”, potencohet në këtë shkrim.
Sipas The Moscow Times, Vuçici e ka nuhatur këtë rrezik që i kanoset, dhe në mënyrë të përkryer realizojë një vizitë në Moske për t’u njohur me reagimin e mundshëm rus në rast të marrëveshjes së mundshme më Kosovën.
“Me sa duket ai u zhgënjye. Moska nuk ka asnjë arsye për të mbështetur zgjidhjen përfundimtare me Kosovën, sepse nuk do të fitonte asgjë nga ky veprim, që do të t’i shkaktonte vetëm humbje të ndikimit në rajon”, shkruan TMT.
Në anën tjetër Rusia është një ndër aleatët kryesor të Serbisë sepse është një garantues që Kosova nuk mund të bashkohet në OKB dhe organizata tjera ndërkombëtare.
“Por, sapo Beogradi të njoh pavarësinë e Kosovës(pavarësisht kushteve, serbët do të humbin menjëherë nevojën e vetos ruse në Këshill të Sigurimit të OKB-së, duke bërë kështu që ndërmjet dy shteteve lidhje të vetme të mbeten nafta gazi dhe lidhjet historike.
Këto janë të gjitha të mira, megjithatë vendet tjera të Evropës Lindore i kanë të gjithë këto raporte me Rusinë, por nuk e kanë Moskën aleat të tyre kryesor”,
Megjithatë nga një vëzhgues i jashtëm, ky sabotim pasiv i Rusisë për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mund të shihet se i një mbështetje e pakufizuar ruse për Serbinë.

Që Rusia nuk do ta braktisë kurrë Serbinë, që do ta mbrojë nga presioni i perëndimorëve, dhe që do të bëjë gjithçka të mundur për të ruajtur integritetin territorial të Serbisë, si një gjest miqësie të palëkundur ndaj serbëve.
Siç shkruan “The Moscow Times’, liderët e politikës në Serbi nuk e dinë se si të çlirohen nga këto raporte të ngushta me Rusinë, që do t’i lejonin Beogradit manovrim në negociatat me Kosovën.
Politikanët serb nuk mund të bëjnë veprime që do të mund të ngjasonin si më pak patriotike krahasuar me qëndrimin e Kremlinit karshi çështjes së Kosovës.
Rusia thuhet se është ne dijeni të kësaj, dhe bënë deklarata publike që i detyrojnë serbët të marrin qëndrime të palëkundura, shkruan Express. /ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close