“Shpiragu” gati për 2-3 vite/ Bojaxhi: Kam informacione se prodhimi masiv i naftës do të fillojë

Në emisionin “Argument” të së Enjtes mbrëma u diskutua gjerësisht për keqmenaxhimin e pasurisë publike. Veç vendimit më të ri të qeverisë për të pezulluar kontratat dhe licencat për HEC-et jo-operative u diskutua gjerësisht edhe për vendburimin e naftës të Shpiragut për të cilin pak ditë më parë foli edhe kryeministri Rama. Ish zv. Ministri i ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Gjergj Bojaxhi ndërkohë u shpreh se Shpiragu shumë shpejt do të fillojë të prodhojë naftë masivisht.

Ndër të tjera, Bojaxhi u ndal edhe te fakti se blloku 4 i naftës, ku edhe përfshihet vendburimi i Shpiragut është në një zonë të mbrojtur, ku përveç Zagorisë, përfshin edhe luginën e Vjosës.

Edhe tre panelistët e tjerë ranë dakord njëzëri se “Shpiragu” përmban një pasuri mjaft të madhe nëntokësore, për të cilën ka dijeni prej dekadash, por që vetëm me ardhjen e një investitori të fuqishëm si “Shell” do të mund të dalë në sipërfaqe.

Roel Korkuti/SCAN/ZgjohuShqiptar.info
{“videoid”:”1548418534192″,”type”:1,”ratio”:0.75}

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close