Shkrimtari serb: Duhet ta formojmë një guerilë speciale ta marrim Kosovën me dhunë

Është e pamundur të mbahet konflikti i ngrirë në Kosovë, sepse Serbia është rënë në gjunjë, madje ajo është e shtrirë, ka deklaruar për FoNet shkrimtari serb Momçilo Seliq.

Sipas tij, marrëveshja ndërmjet Beogradit e Prishtinës është e pamundshme, sepse, ka thënë, Perëndimi, sikur dhe pala tjetër, nuk e respekton asnjë marrëveshje, transmeton Koha.net.

Seliq ka theksuar se “se ajo që është marrë me dhunë, duhet ta kthejmë me dhunë, ndërsa derisa të vijë kjo kohë ( e marrjes), duhet zhvilluar një guerilë speciale”.

Serbia do të durojë sa të mundet derisa të mos e arrijë zgjidhjen në mënyrën si edhe është krijuar problemi , sepse “aktin e dhunës duhet thyer me dhunë“, ka thënë ai.

“Të presim, ashtu siç kemi pritur 500 vjet për ta zgjidhur aktin e dhunshëm të osmanlinjve”, ka potencuar Seliq.

Ka shtuar se zgjidhja e kompromisit ndërmjet Serbisë e Kosovës nuk mund të ketë, pasi ato janë palë të pabarabarta,

Ai është i sigurt se “Prishtina nuk është Prishtinë për Washington e Beogradi nuk është as Beograd”.

Për të ideja e ndarjes është e papranueshme .

Seliq, transmeton Koha.net, nuk sheh zgjidhje as me ndonjë marrëveshje të arritur në ndonjë konferencë ndërkombëtare duke theksuar se gjatë 20 vjetëve të fundit nuk është respektuar asnjë nga këto marrëveshje.

Seliq mendon se ulësja e Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia, sepse, tha, OKB-ja do të bëjë atë që e dëshiron.

Sipas tij, edhe nëse Serbia e pranon këtë ulëse, apetiti i shqiptarëve nuk do të ndalet në kufijtë aktualë.

“Është mirë të shikohet harta dhe të shihet se deri ku dëshirojnë ata të shkojnë me Shqipërinë e madhe”, ka thënë Seliq duke shtuar se është kundër mbajtjes së referendumit për Kosovën.

/ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close