“Kumari”/ Ku po shkojnë kompanitë që qarkullonin 700 mln euro në vit?

Si asnjëherë më parë, viti 2019, nisi pa bixhoz masiv. Nuk do të ketë më lloto, nuk do të ketë kazino elektronike, nuk do të ketë gara me kuaj dhe do të ekzistojnë vetëm kazinotë normale që në vendin tonë është vetëm një e tillë në kryeqytet. Ndërkohë kazinotë elektronike do të duhet të zhvendosen në hotelet me pesë yje, çka është sërish një non sens, pasi aktualisht në Shqipëri nuk ka asnjë hotel të kategorizuar si të tillë. Iniciativa e qeverisë është sa ndihmuese për të varurit nga bixhozi aq edhe dëmtuese për bizneset të cilat prej vitesh funksiononin normalisht në Shqipëri duke qarkulluar rreth 700 milionë euro.“Shkrihet” kumariNga 1 Janari 2019, tre kompanitë e basteve sportive me rreth 4200 pika në të gjithë territorin e vendit dhe 10 kompanitë që ushtronin aktivitetin si kazino elektronike nuk funksionojnë më ligjërisht. Reforma ka prekur edhe garat me kuaj dhe bastet on line, ndërsa disa kategori lojërash fati si kazinotë live, bingot televizive, bingot tradicionale, Lotaria Kombëtare, i kanë shpëtuar këtij vendimi. Tregu i basteve sportive zotërohej nga 3 kompani të fuqishme: “Lotto Sport”, “Top Start” dhe “ITSGA”, të cilat kanë patur rreth 4200 pika në të gjithë vendin, dhe që kanë funksionuar si një biznes në lulëzim edhe për shkak të varësisë së lartë ndaj bixhozit. Ndërsa kategoria e kazinove elektronike ishte ajo që kryesonte tregun e lojrave të fatit sa i përket xhiros dhe fitimeve, fitime që vetëm për një kompani arrinin në 1.6 miliardë lekë në vit.Kazinotë elektronike që janë prekur nga ndalimi ligjor janë “Imperial”, “VLT Albania”, “Flamingo Albania”, “Adriatik Game”, “Astra Albania”, “Apex”, “Alba Games”, “Top Start”, “Euro Game 2012” dhe “M&M Topuzi.sha”. Vetëm gjatë vitit 2017 këto kompani kanë qarkulluar 12 miliardë lekë xhiro vjetore dhe kanë raportuar rreth 3 miliardë lekë fitime. Një biznes në lulëzim me miliona euro investime, si në pajise për zhvillimin e aktivitetit, në ambiente, qira, etj. Ndalimi i tyre pritet të ketë edhe një efekt të konsiderueshëm në arkën e shtetit. Nga 5 miliardë lekë të ardhura që ka arkëtuar buxheti i shtetit çdo vit nga taksa e lojërave të fatit, për shkak të ligjit që mbylli pjesën më të madhe të tyre, duke lënë mënjanë kategoritë e lojërave që vazhdojnë të jenë në treg, është llogaritur një efekt negativ diku tek 65-70 për qind, apo rreth 3.5 miliardë lekë.“Vetëflijimi” i bastevePasi e kuptuan se ky vendim nuk kishte kthim pas, duke nisur nga mesi i muajit nëntor, pjesa më e madhe e subjekteve që ushtronin aktivitet si lloto sportive janë vënë në lëvizje duke “ngritur plaçkat”, duke hequr reklamat si dhe i kanë vënë kyçin aktivitetit të tyre. Kazinotë kanë vijuar të funksionojnë, për të përfituar edhe nga ditët e fundit të ligjshmërisë. Shumë prej këtyre kompanive kanë nxjerrë në shitje edhe pajisjet, si kompjuterat apo televizorët, si dhe një numër i konsiderueshëm ambientesh janë nxjerrë me qira dhe nuk janë shndërruar në aktivitete të tjera nga përfaqësuesit e kompanive të basteve. Burime nga tatimet konfirmojnë mbylljen vullnetare të këtyre subjekteve si fizike ashtu edhe të NIPT-eve sekondare, ndërsa theksojnë se deri më tani nuk ka pasur asnjë aksion detyrues.Ku do shkojnë?Mbyllja e një pjesë të kompanive të bixhozit në Shqipëri është parë si mundësi e mirë për vendet e rajonit. Shumica prej tyre kanë nisur me zhvendosjen e aktivitetit kryesisht në Kosovë, por edhe në Maqedoni e Malin e Zi, ndoshta duke përfituar edhe nga lehtësitë fiskale që kanë këto vende, që duhet pranuar se janë shumë më tërheqëse se ato që ofron vendi ynë. Kështu, e parë në këtë këndvështrim, qeveria i ka hequr para buxhetit të shtetit, ndërsa kjo industri pavarësisht goditjes së momentit, do të vijojë të funksionojë duke gjetur hapësira të reja.Format e paligjshmeKoha ka treguar që bixhozit nuk mund t’i vihet fre, pasi do të gjendet mënyra për të luajtur. Kështu, pavarësisht mbylljes fizike, kompanitë e basteve janë duke tentuar të gjejnë mënyra të tjera, tashmë të paligjshme, për të operuar edhe në tregun shqiptar përmes internetit. Se sa do të shkojë kjo mënyrë funksionimi, dhe se sa do të gjejë përhapje ky fenomen është ende shumë herët për të folur. Bazuar në disa tentativa të para, do të thotë se kërkimi për rrugë alternative nuk mungon. Por nëse do të zhduket apo jo vërtetë bixhozi në vend, kjo mbetet për t’u parë.(scan)/ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close