Jovanovic: Serbia e Kosova duhet të ndjekin Greqinë e Maqedoninë

Ratifikimi i Marrëveshjes së Presës në parlamentin grek është ngjarje e rëndësishme për shoqërinë maqedone e greke, ka vlerësuar lideri i liberaldemokratëve serbë, Cedomir Jovanovic, trasmeton Gazeta Metro.

“Me këtë”, ka shtuar Jovanovic, i hapet perspektiva euroatlantike Maqedonisë, e me këtë homogjenizohet edhe rajoni, nëpërmjet të ardhmes evropiane të të gjitha vendeve”.

Ai ka thënë se kjo duhet të shërbejë si shembull edhe për Kosovën e Serbinë.

“Beogradi e Prishtina duhet të kuptojnë se paqja nuk ka alternagtivë dhe se dialiogu i pushtetit serbe e atij të Kosovës duhet të vazhdojë urgjentisht. Sukseset e Maqedonisë, Greqisë e Malit të Zi janë suksese të tërë regjionit dhe ato vetëm sa do të shtojnë presionin e Rusisë në mundësinë që regjioni ynë përfundimisht të përfundojë procesin e integrimeve euroatlantike. Serbia ka obligim të tregojë përgjegjësi dhe pa hamendje të mbështesë marrëveshjen e këtyre dy vendeve, sepse në këtë mënyrë mendon në qytetarët e saj, por edhe në tërë regjionin”, ka thënë Jovanovic sipas medieve të rajonit./gazetametro.net/ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close