Sllavizimi i shkollës shqipe nga Velesi në Hasanbeg te Shkupit

Shkruan: Rexhep Ademi

A ka më keq që në mes të shkupit në vitin 2019-të, fëmija shqiptar të detyrohet të mësoj këngët(komunikimin) vetëm në gjuhën maqedone, dhe të mos ketë mundësin që të mësoj shqip në cerdhe.
Edhe pas luftës së vitit 2001 fëmijës shqiptar i mohohet e drejta që mos ketë të drejtë ti mësoj кëngët dhe përrallat e bukura shqipe në çerdhe.

Në vitin 2019-të në hasanbeg të shkupit ku jetojnë mbi 10.000 banorë shqiptar, fëmijët e tyre deri në moshën 6 vjecare janë të detyruar të mësojnë maqedonisht në cerdhet e lagjes maxhari-hasanbeg! Të gjithë edukatoret dhe përkdhelëset janë të etnisë maqedone.

Partitë shqiptare plot 30 vite në maqedoni me gojën plot me patriotizëm, nuk patën forcën që tju mundësojn një institucion parashkollor në gjuhën shqipe.

1. Fëmijëve shqiptar që në fëmijëri ju kanë “vra” dëshirën që të mësojnë vjershat dhe tregimet e bukura shqipe, ashtu sic kanë folur gjyshet shqiptare të cilët me fanatizmin më të madh e kanë rruajtur gjuhën shqipe, ndërsa fëmijëve ju kanë kënduar ninulla. Sot fëmijët shqiptar janë të detyruar të mësojnë të gjitha vjershat dhe këngët me elemente patriotike maqedonase.

A ka më keq që fëmija shqiptar të mos dijë të flas shqip në shkup?

2. Situata e njëjtë është edhe në cerdhen në nerez të shkupit, ku një pjesë e madhe fëmijëve parashkollor janë shqiptar, nuk kanë asnjë klasë me mësim në gjuhën shqipe.

3. Po edhe me keq është situata në cerdhen në gjorce petrov 2, ku fëmijët shqiptar në mungesë edhe të një cerdheje me mësim në gjuhën shqipe, janë të detyruar të mësojnë maqedonisht.
Prindërit shqiptar, këtë e bëjnë nga domosdoshmëria, jo nga dëshira.

Ministrinë për punë dhe politikë sociale e kanë udhëhequr edhe ministrat shqiptar, por asnjëher nuk kanë zgjedhur problemin. Tani ministresha carovska me të drejtë, as që i intereson një gjë e tillë.

P. S është mirë që mediat televizive në gjuhën shqipe të bëjnë storje për këtë problem.
Pasi prindërit shqiptar e heshtin këtë problem, nga frika se do tia largojnë fëmijën e tyre nga cerdhja.
Paramendoni në komunën e vevcanit afër strugës ku nuk ka as 14 fëmijë të vegjël, ka cerdhe super-lukoze që nga viti 1979 me hapësir prej 790m2 .
Në këtë cerdhje ka 5 të punësuar./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close