Sa shtrenjtë do na kushtojnë dhëmbët?

Shtrenjtohen shërbimet për rregullimin e dhëmbëve. Që prej nisjes së janarit, klinikat dentare në vend kanë nisur të aplikojnë çmimet e reja për shërbimet që ofrojnë.Lista e çmimeve dysheme për shërbimet dentare miratuar nga Asambleja e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Stomatologut reflekton rritje të çmimeve që shqiptarët do të duhet të shlyejnë për rregullimin e dhëmbëve, ku ndër të tjera pjesë e tarifimit do të jetë edhe vizita ekzaminuese, për të cilën është vendosur çmimi prej 500 lekësh.Rritja e çmimeve Rritja reflektohet veçanërisht tek mbushjet. Sipas listës së miratuar, një mbushje e gradës së dytë do të kushtojë dy herë më shumë nga çmimet e aplikuara deri më tani, të cilat gjithashtu variojnë sipas klinikave. Sipas vendimit të marrë, për një mbushje të gradës së dytë, e cila përgjithësisht nëpër klinikat dentare kushton 3000 lekë, sipas çmimit dysheme të vendosur nga Urdhri nuk mund të kushtojë më pak se sa 4000 lekë.Ndërsa një mbushje dhëmbi e gradës së tretë, që më parë shkonte deri në 3000 lekë, me çmimin dysheme të vendosur do të kushtojë 5000 lekë.Me rritje dyfish shoqërohet edhe shërbimi i pastrimit të gurëzave, i cili deri më tani kushtonte 1000-2000 lekë, por sipas listës nuk mund të kushtojë më pak se 3000 lekë. Rritja e kostos reflektohet edhe për shërbimet e tjera që kanë të bëjnë me kirurgjinë dentare, vendosjen e aparateve, si dhe ato të protezave.Kjo listë parashikon që për të gjitha punimet në ortodonti, dentisti duhet të marrë nga laboranti dy fletë me garanci 5-vjeçare, ku njërën prej tyre duhet t’ia japë pacientit, ndërsa tjetrën ta mbajë në protokollin e mjekimit.Në vijim të shkrimit gjeni të plotë listën e çmimeve dysheme të kërkuara nga Urdhri i Stomatologut për të gjitha këto shërbime. Si shkak i kësaj liste shumë prej klinikave që aplikonin çmime më të lira për shërbimet e tyre tashmë do të pasqyrojnë rritjen e tyre.Lista në kundërshtim me ligjin Por, a e ka tagrin Urdhri i Stomatologut për këtë vendim? Sigurisht që jo, bëjnë me dije burimet zyrtare të dikasterit të Shëndetësisë.Kjo e fundit nëpërmjet një deklarate ka konfirmuar se aplikimi i kësaj liste është tërësisht në kundërshtim me ligjin, pasi nuk është tagër i Urdhrit të Stomatologut caktimi i çmimeve dysheme për këto shërbime.Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet përfaqësuesit të saj në Këshillin Kombëtar të Urdhrit të Stomatologëve ka votuar kundër kësaj liste.Përfitimet për klinikat dentarePërballë kaosit të krijuar për shtrenjtimin e shërbimeve dentare, ka reaguar edhe kreu i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda, duke theksuar se aplikimi i këtyre çmimeve nuk është i detyrueshëm.Në mbrojtje të kësaj liste, Deda bën me dije se aktualisht ata nuk kanë asnjë mekanizëm kontrolli për klinikat, ndërkohë që çmimet dysheme i shërbejnë qytetarëve për t’i orientuar drejt një shërbimi cilësor. Sipas tij, kjo listë është 100 për qind në mbrojtje të qytetarëve.“Ne nuk mbrojmë dentistin, por mbrojmë qytetarët, të cilët duhet të ruhen nga çmimet që nuk kanë argumentim profesional. Këto çmime reference krijojnë një rregullsi në tregun dentar dhe mbrojnë qytetarët nga kequshtrimi profesional. Çmimet e referencës nuk kanë asnjë fuqi detyruese në tregun dentar, por ato janë thjeshtë orientuese. Qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm kur shohin çmime që anashkalojnë këto kritere pasi rrezikojnë dëmtimin e shëndetit të tyre nga dentistë që kriterin kryesor kanë vetëm fitimin”, ka theksuar Deda. Ndërkohë, edhe vetë ekspertët e këtij shërbimi theksojnë se kjo listë është e nevojshme.Disa prej tyre thonë se duhet një çmim dysheme sepse po abuzohet shumë. Lidhur me pamundësinë që kanë pacientët për përballimin e këtyre tarifave, për të cilat pranohet se janë të larta kundrejt nivelit të jetesës, stomatologët thonë se i takon shtetit që të ndërhyjë në zbutjen e këtyre efekteve nëpërmjet skemës së siguracioneve shëndetësore.Lista e çmimeve është miratuar nga Asambleja Kombëtare si dhe Këshilli Kombëtar i këtij Urdhri, si dhe i është bërë e ditur Ministrisë së Financave për t’u implementuar në kasat fiskaleReagimi i Urdhrit të Stomatologut Në dentisti nuk ka asnjë ndryshim çmimesh me asnjë qindarkë. Mbi 90 për qind e dentistëve e ushtrojnë privatisht profesionin dhe janë të lire të ushtrojnë profesionin plotësisht të pavarur si në çmime dhe në koncept profesional.Çmimet e referencës janë miratuar në Asamblenë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut me një pëlqim paraprak prej pjesës dërrmuese të dentistëve shqiptarë. Këto çmime reference krijojnë një rregullsi në tregun dentar dhe mbrojnë qytetarët nga kequshtrimi profesional në dentistri. Ҫmimet e referencës nuk kanë asnjë fuqi detyruese në tregun dentar, por ato janë thjeshtë orientuese.Urdhri i Stomatologut e shikon të domosdoshme të bëjë me dije qytetarët të tregohen të kujdesshëm në maksimum kur shohin çmime që anashkalojnë këto kritere pasi rrezikojnë dëmtimin e shëndetit të tyre nga dentistë që kriterin kryesor kanë vetëm fitimin.Detyrimet e anëtarëve të Urdhrit të Stomatologut

  • Asnjë individ nuk mund të ushtrojë profesionin e stomatologut dhe të ndihmës-stomatologut në sistemin e kujdesit shëndetësor, publik apo privat, në Republikën e Shqipërisë, pa qenë anëtar i Urdhrit të Stomatologut dhe pa qenë i pajisur me licencën për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga ky organizëm.
  • Anëtari i Urdhrit ka këto detyrime: të ushtrojë profesionin dhe të ketë sjellje profesionale në përshtatje me kërkesat dhe standardet e legjislacionit shqiptar në fushën e shëndetësisë, Statutin e Urdhrit të Stomatologut dhe Kodin Etik Deontologjik Stomatologjik,të punojë pa ndërprerje për rritjen e standardeve profesionale dhe të cilësisë së kujdesit shëndetësor në institucionin ku punon dhe të marrë pjesë rregullisht në programet e edukimit në vazhdim mjekësor.
  • Anëtari duhet të paguajë rregullisht kuotizacionet e anëtarësisë, tarifat e regjistrimit, të dhënies së të drejtës së ushtrimit të profesionit dhe shërbime të tjera administrative në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore, në zbatim të tij.

/ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close