Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Kryeministri Haradinaj sfidon SHBA-të: Taksa nuk hiqet!

Edhe pas presionit që ambasada amerikane është duke ushtruar ndaj krerëve të Kosoves që të heq taksën 100% ndaj produkteve që hynë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, kryeministri Ramush Haradinaj e ka ripërsëritur qëndrimin kundër shfuqizimit të taksës. Shefi i qeverise u shpreh se Kosova është e interesuar ta pezullojë taksën vetëm nëse ka gatishmëri nga Serbia për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Këto komente Haradinaj i bëri pas vizitës në kompaninë “M-Technologie”, teksa theksoi se këtë vit shumicën e kohës do ia kushtojnë ekonomisë.

“Ne kemi hyrë në disa dimensione të reja në politikë në Kosovë do të thotë këtë vit shumicën e kohës do ia kushtojmë ekonomisë. Marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Serbi janë të rëndësishme, ndonjëherë kanë me u rregullua, por duhet me iu pri edhe marrëdhëniet politike, pra pa një marrëveshje politike Kosovë-Serbi është zor me i mbajtur të rregulluara marrëdhëniet tjera. Ne jemi të hapur, pra jemi të interesuar me e pezullua taksën nëse ka gatishmëri për me u rregullua marrëdhëniet Kosovë-Serbi politike, e që nënkupton edhe njohja e Kosovës pra”, ka shtuar ai.

Ambasada amerikane në Kosovë sot gjatë ditës përmes një komunikate për media kanë bërë përsëri thirrje që taksa 100%të tërhiqet, pasi sipas tyre ky veprim është i kundërt me interesat e SHBA-së./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button