Hahn ka një propozim për taksat, pret përgjigje pozitive

“Kam bërë propozimin sipas të cilit do të merreshim bashkërisht me të gjitha çështjet relevante të tregtisë, të cilat u përkasin Serbisë e Kosovës. Jam i gatshëm të udhëheq një bisedë të tillë dhe kjo do të ishte bazë për supozimin se është i mundshëm kthimi pranë tavolinës me Federica Mogherini”, ka thënë Johanes Hahn, transmeton Gazeta Metro.

Duke vlerësuar se vënia e taksave ka qenë një prej hapave prapa pas atyre që janë arritur në Ballkan e edhe në bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë, Hahn ka thënë se në Davos ka biseduar me kryetarin e Serbisë Vucic dhe me atë të Kosovës Thaçi, të cilët, sipas tij, e dinë se zgjedhja është e ndevojshme.

“Të dy e kuptojnë propozimin tim, edhe njëherë në detaje i kam njoftuat me propozimin dhe brenda disa ditësh pres përgjigje pozitive”, ka thënë Hahn, duke shtuar se Serbia e Kosova duhet ta tejkalojnë problemin e taksës, si themel për bisedime të mëtejme.

“Edhe nga ana e Kosovës ekzistojnë të ashtuquajturat ‘trade irritants’, të cilat duhet adresuar dhe të cilat e kam ndërmend t’i adresoj”, ka thënë Hahn për televizionin regjional/ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close