Anëtari i Gjykatës së Lartë që ka ‘jetuar’ me 170 lekë në ditë

Anëtari i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, për të justifikuar paratë e kursyera, pretendon se ka jetuar me 5 mijë lekë në muaj ose 170 lekë në ditë, gjatë periudhës kohore 1992 deri në vitin 2000.

Ky standard jetese është pranuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, në vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Edmond Islamaj, shkruan Shqiptarja.com.

Në analizën financiare, KPK thekson se shpenzimet e jetesës për periudhën 1992-2000 të Edmond Islamajt janë në shumën 480,000 lekë, mesatarisht 5,000 lekë në muaj.

“Shpenzimet e jetesës për periudhën 1992- 2000 janë në shumën 480,000 lekë (Për periudhën 1992-2000 është marrë si mesatare shuma prej 5,000 lekësh/muaj shpenzime jetese për subjektin). Të ardhurat e subjektit për periudhën 1992-2000, referuar dokumentacionit të vënë në dispozicion në total, janë 1,822,161 lekë”, thuhet në vendimin e KPK.

Në qershor të vitit 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmonte në detyrë anëtarin e Gjykatës së Lartë Edmond Islamajn.

Ndërkaq, Komisioneri Publik, në 11 korrik të 2018, i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ndryshimin e vendimit të KPK dhe një hetim më të thelluar për pasurinë e gjyqtarit.

Arsyeja e ankimit nuk ishte llogaritja e kostos së jetesës së gjyqtarit për vitin 2000, por disa pasuri të gjyqtarit, të cilat sipas Komisionerit Publik nuk justifikohen apo që nuk janë deklaruar.

Komisioneri Publik ngre dyshime edhe mbi burimin e parave për blerjen e një makine 20 mijë euro nga gjyqtari, i cili pretendon se 60 % e shumës është paguar nga babai i tij, i cili nuk jeton më. Fëmijët e mitur të gjyqtarit kanë në pronësi një pasuri të paluajtshme ndërtesë dhe truall, të dyja me të njëjtën sipërfaqe prej 106.7 m2, dhuratë nga gjyshërit./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close