Vajza super yll e Van Damme: Dua të vizitoj Shqipërinë

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Jean Claude Van Damme është një nga aktorët më të dashur për shqiptarët. Ai është baba i tre fëmijëve, dy djem e një vajze me emrin Bianca.

Bianca është aktore dhe ka luajtur në shumë filma të njohur.Në një intervistë për revistën “Class”, vajza e Van Damme ka shprehur dëshirën për të vizituar Shqipërinë.“Nuk kam qenë asnjëherë në Shqipëri, por do të doja ta vizitoja një ditë, atëherë do të mund t`i përgjigjem edhe kësaj pyetjeje”, është përgjigjur Bianca kur e kanë pyetur nëse e ka vizituar Shqipërinë dhe çfarë mendimi ka për shqiptarët.E pyetur si do e përshkruante marrëdhënien me babain, Bianca është përgjigjur: “Do të thosha që është si ai libri që e merr gjithmonë për ta lexuar, por nuk e përfundon kurrë, mjaftueshëm interesant për ta lexuar një herë në disa kohë. Ai ka qenë gjithmonë duke punuar e udhëtuar dhe me kalimin e kohës largësia u bë diçka normale për mua”./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close