‘Shqiptarët nuk flejnë’: Dalin statistikat nga viti 1992 për qytetarët shqiptarë në Maqedoni (Tabela)

Autorë Ridvan Ismaili

Para fakteve nuk heshtin veç të marrët

Po paraqesim disa tregues statistikor lidhur me lëvizjen natyrore të popullsisë të bashkësisë etnike shqiptare në Maqedoni, të cilat të dhëna kundërshtojnë deklaratat paushalle e zonjave të tipit, Karakamisheva e Najçevska:

Lindja e foshnjave shqiptare (1992-2017)

Viti:
1992: (34.5%) 1993: (35.1%) 1994: (35.9%) 1995: (36.1%) 1996: (36.3%) 1997: (35.6%) 1998: (36.4%) 1999: (36.0%) 2000: (36.7%) 2001: (35.6%) 2002: (36.4%) 2003: (36.2%) 2004* (31.6%) 2005: (32,1%) 2006: (32,7%) 2007: (32,5%) 2008: (31,8%) 2009: (31,4%) 2010: (32,4%) 2011: (33.9%) 2012: (34.1%) 2013: (35.1%) 2014: (33.5%) 2015: (33.4%) 2016: (33.7%) 2017: (34%)

Mesatarja (viti 1992-2017): 34.4%

*Nga 2004, me rekomandim të EUROSTAT-it, është ndryshuar metodologjia e paraqitja e të dhënave të statistikave vitale.

Ndërsa, kur jemi te mortaliteti (vdekshmëria), kemi përqindjen më të vogël nga gjithë bashkësitë etnike, pra mesatarisht shqiptarët marrim pjesë me16.5% në nivel vjetor, ndërsa bashkësitë tjera etnike përbëjnë pjesën tjetër, 84%:
Viti:
2008: (16,7%) 2009: (16.7%) 2010: (16%) 2011: (16.4%) 2012: (16.8%) 2013: (16,8%) 2014: (15.7%) 2015: (16.6%) 2016: (16.8%) 2017: (16.9%)

Mesatarja (viti 2008-2017)= 16.5%

Për të lindurit jashtë vendit, nga viti 2004 nuk mbahet ndonjë evidenc sipas përkatësisë etnike. Por, shikuar komunat e prejardhjes së tyre mund të thuhet se shqiptarët jashtë vendit mbajnë një mesatare nga 3500 lindje brenda vitit, apo afro 85% nga numri total.
Viti:
2008: 3728 foshnje të lindura jashtë vendit 2009: 3510 2010: 3642 2011: 4012 2012: 4221 2013: 4373 2014: 4400 2015: 4632 2016: 4833 2017: 4829

Sikur të futej në numrin total të lindjeve edhe foshnjat shqiptare të lindura jashtë vendit, atëherë përqindja e shqiptarëve do arrij në mbi 42%.

Një tjetër indikator lidhur me lëvizjen natyrore të popullsisë e kemi edhe te kurorzimet.
Viti/vitet
2008-2012: (35,7%) 2013: 33.1% 2014: 32.4% 2015: 31% 2016: 34.2% 2017: 36.1%

Mesatarja (2008-2017)=34%

Nga viti 2008-2017 kemi 34% kurorzime nga bashkësia etnike shqiptare, ndërsa vetëm në vitin 2017 ky numër arriti shifrën 36.1%.

Dhe për fund, një indikator teje i rëndësishëm, ai i filloristëve shqiptarë. Numri (përqindja) e filloristëve shqiptarë gjatë 10 viteve të fundit:
Viti shkollor:
2007/08: (34%) 2008/09: (33.7%) 2009/10: (33.5%) 2010/11: (32.8%) 2011/12: (32,9%) 2012.13: (32.7%) 2013/14: (32.7%) 2014/15: (33%) 2015/16: (32.5%)
2016/17: (32.1%)
Mesatarja (2007/08-2016/17)= 33% nxënës shqiptarë në shkollat fillore në Maqedoni.

Pas gjithë kësaj, (natalitet: vitet 1992-2017= 34.4%, kurorzime: vitet 2008-2017= 34%, nxënës të shkollave fillore: 2007/08-2016/17=33%), secili që mendon dhe thotë që shqiptarët janë16.7% apo 20%, ose është manipulator ose analfabet, të tretë nuk ka./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close