Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Greqia ndërpret dhe ve kushte të reja për pensionet e “vorio-epirit”

Organizmi më i madh grek i sigurimeve shoqërore, IKA, me anë të një qarkoreje të re, ka ndërprerë menjëherë pensionet e shtetasve të huaj që i kanë përfituar ato duke punuar vetëm disa vjet në Greqi, por që jetojnë tani në vendet e prejardhjes së tyre.

Lajmin e publikon e përditshmja “Ta Nea”, e cila sqaron se pas kontrolleve të kryera nga specialistë të këtij organizmi, është konstatuar se shumë të huaj, në përgjithësi të moshuar nga Shqipëria, Bullgaria, Rumania dhe Gjeorgjia që emigronin në Greqi, me vetëm një vit e gjysmë punë përfitonin të drejtën e pensionit dhe shtesa të tjera.

Ndërsa deklaronin se jetonin në Greqi dhe merrnin pensionin e plotë prej 600 eurosh, në të vërtetë jetonin në vendet e prejardhjes së tyre.

Numri i këtyre të siguruarve shkonte mbi 10.000 vetë, ndërsa dëmi përllogaritet në 40 milionë euro. Sipas gazetës, ishin krijuar edhe disa zyra të cilat me një shpërblim prej 1.000 eurosh bënin të mundur nxjerrjen e dokumentave për pension, ku përfituesit deklaronin adresa të rreme brenda shtetit grek.

Sipas qarkores së re, nëse këta të huaj duan të marrin pensionet e tyre duhet që të jetojnë në Greqi të paktën për një periudhë kohore prej pesë vitesh nga dita e daljes në pension.

Policia do të kontrollojë shpesh herë vërtetësinë e adresës, ndërsa do të kërkohet prej përfituesve edhe deklarata e të ardhurave dhe shpenzimeve.

Edhe organizmi tjetër i sigurimeve shoqërore, OGA, nga i cili përfitojnë pensionet homogjenët grekë nga Shqipëria, ka kryer muajt e fundit kontrolle për vërtetësinë e të dhënave të pensionistëve, shumë prej të cilëve jetojnë në Shqipëri, por përfitojnë rregullisht pensionin minimal të këtij organizmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button